1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB versus NSA

Anja Fähnle30 Tetor 2013

Projektrezoluta gjermano-braziliane ka karakter të lartë sinjali ndaj Shteteve të Bashkuara.

https://p.dw.com/p/1A8le
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjermania ka nisur bashkë me Brazilin një iniciativë për të arritur me ndihmën e Kombeve të Bashkuara miratimin e një rezolute kundër spiunazhit të komunikimit elektronik. Delegacioni gjerman dhe brazilian kanë filluar tashmë me formulimin e tekstit, konfirmuan diplomatët për agjencitë e lajmeve. Ndoshta ato do ta përcjellin projektrezolutën e tyre në Komitetin të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara brenda kësaj jave.

Të dy vendet kanë zgjedhur këtë rrugë, sepse "nuk duan që të krijihet donjë konstelacion që i mundëson veton Shteteve të Bashkuara të Amerikës", thotë politplogu Gunther Maihold në një intervistë me Deutsche Welle. "Interesi kryesor i Brazilit është që të vendoset një rregull global nga Kombet e Bashkuara," thotë Maihold.

Günther Maihold
Günther MaiholdFotografi: SWP

Mbrojtja e privatësisë në epokën digjitale"

Kancelarja Merkel kërkoi që në korrik për ligje ndërkombëtare për mbrojtjen e privatësisë. Para disa ditësh ministrja gjermane e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger u shpreh në gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" për "një marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave të komunikimit në mbarë botën nëpërmjet Bashkimit të Telekomunikacionit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara" Ligjet ndërkombëtare, tha ministrja e Drejtësisë duhet të përshtaten me epokën e internetit.

Sabine Leutheusser-Schnarrenberger
Sabine Leutheusser-SchnarrenbergerFotografi: picture-alliance/dpa

Sipas Ministrisë së Jashtme Gjermane qëllimi është që "KNDCP të plotësohet me një Protokoll Shtesë për nenin 17, i cili garanton mbrojtjen e privatësisë në epokën digjitale."

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (KNDCP) e miratuar në vitin 1966 nga OKB-ja, hyri në fuqi në vitin 1976 dhe që atëhere nuk ka ndryshuar.

Rezolutë e OKB-së apo Protokoll Shtesë i KNDCP-së?

Nëse KNDCP do të zgjerohet me një protokoll shtesë ose nëse do të kemi "vetëm" një rezolutë të OKB-së, kjo përbën një ndryshim vendimtar me diapazon të gjerë politik. Eksperti Maihold: "Aktualisht, kam përshtypjen se do të kufizohet vetëm tek rezoluta", dhe kjo varet nëse anëtarët e tjerë të OKB-së janë të gatshëm për kufizime globale.

Sidoqoftë projektrezoluta gjermano-braziliane e cila mund t'u paraqitet në fund të nëntorit Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe 193 vendeve anëtare të OKB për ta votuar, ka një "karakter të lartë sinjali ndaj Shteteve të Bashkuara që deri tani nuk janë përmendur në tekst në asnjë farë mënyre," mendon politologu.