1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pse nuk e duan polakët euron?

11 Prill 2012

Polonia donte ta fuste euron në fillim të 2012, por tani nuk po ngutet. Polonia kishte zllotin në përdorim, dhe i shpëtoi recesionit. Monedha vendase- çelës suksesi?

https://p.dw.com/p/14biG
Polakët duan zllotin
Polakët duan zllotinFotografi: Fotolia

Nën titullin 'Poloni: Pehlivanllëk rreth futjes së euros' e përditshmja austriake Die Presse shkruan se përballë krizës evropiane të huave qeveria polake nuk po jep datë të futjes në qarkullim të euros dhe se populli parapëlqen të mbajë zllotin. Në vjeshtë 2007, pas humbjes zgjedhore të qeverisë Kaczynski, kryeministri i ri në post dhe me moshë, liberali Donald Tusk paralajmëroi përmbushjen e Kritereve të Maastrichtit deri në 2011-n dhe futjen e euros në fillim të 2012.

Mirëpo, vijon "Die Presse", që në vitet e para të qeverisjes këto kritere nuk u morën më aq seriozisht; kriza ekonomiko-financiare bëri të vetën. Si i vetmi vend i Bashkimit Evropian Polonia nuk rrëshqiti në recesion dhe arriti në 2011-n sërish një rritje ekonomike prej 4,3 për qind (kjo edhe falë monedhës së vendit zlloti, e cila i solli disa avantazhe ekonomisë shumë të varur prej eksporteve.)

 

Varshava
VarshavaFotografi: picture-alliance/PAP

Ndërkohë kriza e euros ka lënë gjurmë edhe në Poloni, shkruan gazeta austriake. Në një kohë që dhjetë vjet më parë dy të tretat e polakëve ishin për futjen e monedhës së përbashkët, sot do ta zëvendësonte vullnetarisht zllotin me euron vetëm një në tetë polakë. (...) Pro moinedhës euro janë para së gjithash qytetarët e rinj e të mirëarsimuar. Nga ana tjetër, pensionistët, fshatarët si dhe shtresat e varfra të popullsisë e refuzojnë vendosmërisht euron. (...) Te polakët euroja është ndërkohë aq e papëlqyer, saqë Ministrit të Financave Jacek Rostowski iu desh të mbrohej me energjikisht kundër pretendimit të një parlamentari evropian gjerman, sipas të cilit qeveria planifikonte futjen e euros deri në 2015-n. Ky është një keqkuptim, tha Rostowski.