1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Puҫ ushtarak nё Tajlandё

se/re/kle (rtre, apfe, ape, dpa, tagesschau.de)22 Maj 2014

Pas protetstave disa mujore ushtria merr kontrollin nё Tajlandё. Ushtria tregohet neutrale dhe kёrkon kompromis prej kundёrshtarёve politik.

https://p.dw.com/p/1C4s2
Thailand Armee Sicherheit Kriegsrecht
Fotografi: REUTERS

Dy ditё pas shpalljes sё ligjit tё luftёs nё Tajlandё ushtria, sipas tё dhёnave tё veta, pas njё puҫi jo tё pёrgjakshёm ka marrё pushtetin. "Forcat e armatosura, aviacioni i mbretёrisё dhe policia" do tё kujdesen pёr rivendosjen e rendit publik dhe vёnien e reformave nё lёvizje, deklaroi kreu i ushtrisё Prayuth Chan-ocha nё njё fjalim nё televizion. Nga ora dhjetё nё mbrёmje deri nё orёn pesё nё mёngjes nё vend ёshtё nё fuqi ndalim-qarkullimi. Kushtetuta ёshtё shfuqizuar. 60 vjeҫari u vendos njёkohёsisht nё krye tё kёshillit tё ri tё pushtetit, qё do tё kujdeset pёr paqen dhe ruajtjen e rendit. Prayuth u bёri thirrje tajlandezёve tё ruajnё qetёsinё dhe theksoi, se tё gjitha autoritetet duhet tё vazhdojnё punёn. Ky hap i ndёrmarrё, sipas tij, nuk do t'i influencojё marrёdhёniet ndёrkombёtare. Njёkohёsisht kreu i ushtrisё siguroi, se "do t'i mbrojё tё gjthё tё huajt nё Tajlandё".

Thailand Armee Sicherheit Kriegsrecht
Fotografi: REUTERS

Dy ditё mё parё (20.05.2014) ushtria shpalli ligjin e luftёs duke shpjeguar se ky nuk ёshtё puҫ, por vetёm synohet qё tё garantohet siguria dhe rendi. Jeta e njerёzve nё Bangkok vazhdon normalisht. "Asgjё nuk ka ndryshuar nё jetёn e pёrditshme" tha Marc Saxer nga fondacioni Friedrich-Ebert nё Bangkok. "Por kjo ёshtё njё pikёkthese politike. E procesin politik tani e ka tёrёsisht nё dorё ushtria."

Ky ёshtё puҫi i dymbёdhjetё ushtarak nё Tajlandё qё pas fundit tё monarkisё absolute nё vitin 1932. Sё fundi nё vitin 2006 u rёzua kryeministri Thaksin Shinavatra - vёllai i sё shfuqizuarёs muaj mё parё Yingluck. Qysh atёherё vendi ёshtё pёrfshirё vazhdimisht prej trazirave politike. Nga nёntori i kaluar ka pasur konfrontime tё ashpra mes pёrkrahёsve dhe kundёrshtarёve tё qeverisё, si pasojё e tё cilave kanё gjetur vdekjen gati 30 vetё. Nё fillim tё majit Gjykata Kushtetuese shkarkoi pёrmes njё vendimi qё hyri menjёherё nё fuqi kryeministren Yingluck Shinavatra e akuzuar pёr shpёrdorim posti. Opozita pёrpiqej qysh atёherё tё rёzojё qeverinё e pёrkohshme tё partisё Puea-Thai. Pёrkrahёsit e qeverisё kёrcёnonin me njё luftё civile.