1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pushohet traineri i kombëtares angleze

22 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CQSr

Pas dështimit të ekipit kombëtar anglez të futbollit në ndeshjet e kualifikimit për kampionatin europian të futbollit traineri i ekipit Steve McClaren është pushuar nga puna. Vendimi u bë i ditur pas një mbledhjeje emergjence të shoqatës së futbollit. Ekipi humbi 2:3 ndeshjen e fundit kaulifikuese me Kroacinë. Anglia humbi kështu për herë të parë që prej 23 vjetësh pjesëmarrjen në kampionatin europian.