1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putin shfaq shpresën se Konferenca për Lindjen e Mesme do të jetë e suksesshme

23 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CSDz
Në prag të konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti rus Vladimir Putin shfaqi shpresën se takimi do të ketë sukses. Unë shpresoj që negoviatat të kenë sukses, tha Putin pas një takimi me kryeministrin italian Romano Prodi, në Moskë. Më parë shefi i Hamasit Ismail Hanija, e cilësoi konferencën si 'të vdekur që në lindjen e saj'. Nga ana tjetër Siria, si aktori vendimtar në konfliktin e Lindjes së Mesme caktoi kushte për pjesëmarrjen e saj në konferencë. Ajo ka kërkuar që në të të flitet edhe për Lartësitë e Golanit, të pushtuara nga Izraeli.