1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putin në prag të rikthimit në Kremlin

29 Shkurt 2012

Kryeministri rus Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale me 4 mars ka katër rivalë. Reformatorët, si politikani Grigorij Javlinski, nuk mundën të konkurrojnë. A është e sigurtë fitorja e Putinit që në raundin e parë?

https://p.dw.com/p/14BfA
Rizgjedhja e Putinit konsiderohet e sigurtë
Rizgjedhja e Putinit konsiderohet e sigurtëFotografi: Reuters

Lista e kandidatëve pesë javë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi është gati. Por asnjëri prej tyre nuk duket se përfaqëson një rrezik serioz për Vladimir Putinin. Katër vjet si kryeministër Putini do të bëhet përsëri presidenti si kandidat i partisë në pushtet "Rusia e Bashkuar".

Rivalë janë kryesisht politikanë të njohur, që cilët edhe në të kaluarën kanë kandiduar disa herë më kot për postin e presidentit. Ata janë të përfaqësuara prej vitesh me partitë e tyre në parlament. Vladimir Zhirinovski, udhëheqës i partisë së djathtë populiste liberaldemokrate. Sergej Mironov i partisë "Rusia e Drejtë", e cila deri tani konsiderohej si e afërt me Kremlinin. Gennadi Zjuganov, shef i partisë komuniste. I vetmi i ri ndër kandidatët për presidentë është biznesmeni Mihail Prohorov, pavarësia e të cilit nga Kremlini vihet në dyshim prej vëzhguesve.

Prohorov beson tek votat e shtresës së mesme

Miliarderi Michail Prohorov gjatë një proteste në Moskë
Miliarderi Michail Prohorov gjatë një proteste në MoskëFotografi: dapd

Kandidatët e tjerë janë eliminuar, sepse sipas të dhënave të komisionit qëndror të zgjedhjeve nuk kanë mbledhur numrin e nevojshëm të nënshkrimeve. Midis tyre është edhe themeluesi i partisë me orientim reformator "Jabloko", Grigori Javlinski. Një e katërta e nënshkrimeve të paraqitura prej tij nuk i ka përmbushur udhëzimet, thuhet në Moskë.

Pas përjashtimit të Javlinskit miliarderi Prohorov mund të shpresojë, që zgjedhësit liberalë do të votojnë vetëm për të. Prej kohësh ai përpiqet që të prezantohet si kandidat i grupeve të pakënaqura të votuesve. Njëriu i tretë i pasur i Rusisë sillet si përfaqësues i asaj shtrese të mesme, që demonstron prej fillimit të dhjetorit për zgjedhje të lira dhe më shumë demokraci në Rusi. "Unë i kamë vënë tezat tuaja në programin tim zgjedhor", shkruan Prohorov në blogun e tij.

"Një vendim i motivuar politikisht"

Grigori Javlinski është përjashtuar si kandidat presidencial
Grigori Javlinski është përjashtuar si kandidat presidencialFotografi: picture-alliance/dpa

Shtabi zgjedhor i Javlinskit e përshkroi vendimin e komisionit zgjedhor si "të motivuar politikisht".Shumë vëzhgues rusë janë të këtij mendimi. "Pasi Grigori Javlinski iu refuzua pjesëmarrja, nuk ka asnjëri, për të cilin unë mund të votoj", tha kryetarja e grupit të Helsinki-t në Moskë, Ljudmila Alexejeva, për Deutsche Wellen. Aktivistja e të drejtave të njeriut pohon se shumica e votuesve me orientim demokratik do të kishte votuar me 4 mars për Javlinskin. Që vendimi i komisionit zgjedhor është i motivuar politikisht, për këtë nuk ka asnjë dyshim, mendon Alexejeva. I këtij mendimi është edhe Sascha Tamm i përfaqësisë në Moskë të fondacionit Friedrich-Naumann të afërt me partinë liberale. "është një vendim thjesht politik", thotë Tamm.

Vëzhguesit kritikojnë në rradhë të parë kohën e shkurtër, që kandidatët kanë në dispozicion për fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve për t'u pranuar në zgjedhje. Andrej Busin i OJQ-së së pavarur ruse "Golos" (Zëri) tregon se në fakt për të gjithë kandidatët ka qenë e pamundur që me rrugë të ndershme të mbledhin dy milionë nënshkrime brenda një muajit, dhe kjo edhe gjatë ditëve të festave të krishtlindjeve dhe vitit të Ri. "Se si kandidatët e pranuar i kanë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme, kjo është për mua një enigmë. Atëherë për të gjithë kandidatët duhet të reklamohen dyshime", tha eksperti i OJQ-së, i cili merret në Rusi me vëzhgimin e zgjedhjeve.

A do të ketë vetëm një votim?

Kryetari i partisë komuniste Gennadi Sjuganow në një demonstratë në Moskë
Kryetari i partisë komuniste Gennadi Sjuganow në një demonstratë në MoskëFotografi: picture-alliance/dpa

Me refuzimin e kandidaturës së Javlinskit duhet të sigurohet fitorja e Putinit që në raundin e parë të votimit, supozojnë vëzhgues në Moskë. Por në qoftë se do të ketë një raund të dytë, atëherë është shumë e mundur që në balotazh të dalin kundër njëri-tjetrit Putini dhe kryetari i partisë komuniste Sjuganov. Rezultatet e sondazheve për Putinin ndodhen ndërmjet 37 dhe 45 përqind. Kandidatë të tjerë vështirë se do të jenë në gjendje t'i bëjnë konkurrencë, mendon Lev Gudkov, drejtor i institutit të pavarur për hulumtimin e opinionit Lewada. Distanca në mes Putinit dhe rivalit të tij më të afërt Sjuganow është më shumë se 20 përqind.

Autor: Jegor Vinogradov / Angjelina Verbica
Redaktoi: Bahri Cani