1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qëndrimi i BE-së rreth krizës në Krime

Christoph Hasselbach/Pandeli Pani13 Mars 2014

Parlamenti Evropian është i indinjuar nga sjellja e Rusisë në Krime, por jo në një mendje për sanksione.

https://p.dw.com/p/1BOoW
Fotografi: Reuters

Unanim Parlament është në të vërtetë vetëm në vlerësimin se sa serioze është aktualisht situata në Evropë. Shumica e deputetëve e shohin referendumin e planifikuar në Krime për ditën e dielë (16.03.2014) si përpjekje të paligjshme nga ana e Rusisisë për të anektuar gadishullin. Një "shkelje të së drejtës ndërkombëtare" që e quan atë deputeti gjerman dhe kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme Elmar Brok (CDU). Dhe Hanes Svoboda, kreu i grupit parlamentar të socialistëve, pajtohet me të: "Rusia nuk mund të thotë se kjo ka të bëjë me vullnetin e qytetarëve të Krimesë. Jo, referendumi është i detyruar, ata po thonë që tani, se si do të përfundojë ai."

Bëhen edhe krahasime me periudhat e mëparshme: Po kthehet lufta e ftohtë - ky është ndër togfjalëshat të përmendur më shpesh. Të tjerë shohin një ringjallje të politikës për pushtet të shekullit XIX e kështu me radhë.

Test për Evropën

Presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso nuk bën krahasime të tilla, por ai edhe u shpreh deputetët në fillim të debatit vlerësimi i tij: "Kjo është një sprovë për BE-në dhe përfundimi i gjendjes aktuale do të ketë vitet e ardhshme pasoja gjeopolitike largvajtese për kontinentin evropian."

Barroso Ukraine Archiv 20.02.2014
Fotografi: John Thys/AFP/Getty Images

Barroso nuk do që ta kuptojnë sikur BE-ja është në konkurrencë me Rusinë për ndikim gjeopolitik në ish-republikat sovjetike. "Ne nuk kërkojmë nga këto vende që t'i kthejnë shpinën Rusisë. Në të kundërtën, ne i inkurajojmë ato që të kenë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Rusinë dhe të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tradicionale të tregtisë." Por Rusia duhet ta pranojë që "këto vende kanë të drejtë për ta formësuar vetë të ardhmen e tyre dhe për ta përcaktuar vetë natyrën e marrëdhënieve të tyre me Rusinë."

Schalke nuk duhet të bëjë më reklamë për Gazpromin

Por çfarë do të ndodhë, nëse Rusia e anekson vërtet Krimenë, gjë për të cilën duket se është duke folur çdo gjë për momentin? Për këtë çështje s'ka mendim të përbashkët as në BE dhe as në Parlament. Edhe pse shumë eurodeputetë janë për sanksione, ata nuk janë në një mendje në lidhje me llojin e tyre. Eurodeputetja e të Gjerbërve Rebecca Harms thotë se "sanksionet nuk duhet të prekin popullin rus, por ata që janë përgjegjës për acarimin e gjendjes." Disa deputetë shprehen për ngrirjen e llogarive bankare apo ndalimin për të hyrë në BE të atyre, që janë përgjegjës.

Schalke 04 Raul und Magath
Fotografi: AP

Eurodeputeti liberal Alexander Graf Lambsdorff mendon se edhe sporti mund të përdoret për sanksione, p.sh. nëse Botërori 2018 do të zhvillohet në Rusi. Ai tha se i bën thirrje edhe ekipit Schalke 04 që të mos veshë në ndeshjen e të premtes fanellat me logon e Gazpromit duke dërguar kështu një sinjal se kështu nuk mund të vazhdohet.

Vetëvendosje e kujt?

Disa nga personat, që morën fjalën, kritikuan edhe Ukrainën dhe shprehën dyshim për sanksionet. Ministri grek për Evropën Dimitri Kourkoulas tha se Ukraina duhet të mbrojtë të gjitha rajonet dhe grupet etnike si dhe pakicat kombëtare. Fjala është për minoritetin rus.

Ewald Stadler i partisë populiste të djathtë Lidhja për të Ardhmen e Austrisë tha se disa politikanë të BE-së e kanë yshtur Ukrainën kundër Rusisë dhe se kush pranon të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje, duhet të pranojë edhe atë të shumicës ruse në Krime.

Krejt ndryshe nga të gjithë dhe i vetëm në mendimin e tij është socialisti rumun Adrian Severin. Ai u shpreh për dërgimin e trupave të paqes në Ukrainë, për të shpëtuar pjesën që mbetet, sepse me sa duket Krimeja është e humbur.