1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qëndrimi i Gjermanisë ndaj luftës në Siri

Sven Pöhle/Angjelina Verbica30 Gusht 2013

Sulmi ushtarak i perëndimit kundër regjimit të Asadit në Siri po bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Politika gjermane është e rezervuar me deklaratat për pjesëmarrjen e Gjermanisë. Por mënyra për ta bërë këtë ka.

https://p.dw.com/p/19Yfa
DJIBOUTI (Feb. 10, 2011) The Arleigh Burke-class guided-missile destroyer USS Barry (DDG 52) arrives in Djibouti. Barry is a part of the Enterprise Carrier Strike Group supporting maritime security operations and theater security cooperation efforts in the U.S. 5th and 6th Fleet areas of responsibility. (U.S. Navy photo by Mass Communication Specialist 3rd Class Jonathan Sunderman/Released) ***US NAVY-HANDOUT, KEIN JOURNALISTISCHEN STANDARDS ENTSPRECHENDES AGENTURFOTO*** Quelle: http://www.flickr.com/photos/usnavy/5451216833/sizes/o/in/photolist-9iGUR8-9vRVq7-e2MU61-9rAUHX-9rAUXZ-9rAVac-9QWUmr-9Mtxk8-9d7wVE-9MqJjY-9MqJSy-9MqGs5-eQZDG3-9bN17B-9iL44q-9bMZYa-9XHbte-e2Gi2T-9ERwMN-dT9wgV-eoDvJY-eoCr9S-eo4eUa-ep2bcH-dq39Jo-dZVV4N-9rEhwY-dTf8V5-9d7sd9-9iL4co-eVieEU-9MnVGB-9d4jkr-baGeMF-9iCHeg-btdfB5-9rDT9L-9Ei44C-9MnVZp-9d4kqX-cLENQY/
Fotografi: U.S. Navy/Jonathan Sunderman/Released

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca kanë zënë pozicionet. Për Gjermaninë shtrohet pyetja, nëse duhet të ndihmojë në një sulm ushtarak dhe me çfarë mjetesh, dhe nëse do të ishte në gjendje, nëse ndihma do të ishte e dëshiruar.

Retorika e qeverisë gjermane është në anën e aleatëve të saj perëndimorë. Por një pozicionim të qartë ajo e ka shmangur deri tani. Në qoftë se do të vërtetohet përdorimi i armëve kimike në Siri, bashkësia ndërkombetare duhet të vendosë, pati thënë ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle. "Pastaj Gjermania do të bëjë pjesë tek ata, që i konsiderojnë të drejta konsekuencat.”

Mjetet dhe instrumentat e Gjermanisë

Megjithatë deri tani nuk është e qartë, nëse dhe në çfarë forme do të veprojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të bindur. Edhe për këtë arsye qeveria gjermane lë të hapur, se cila do të jetë pjesëmarrja gjermane në një operacion ushtarak. "Ne nuk shprehemi lidhur me spekullimet për opsionet", thotë një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes. Ministria për rastet si në Siri i referohet si "kutisë me veglat ushtarake të punës”.

Një raketë duke u hedhur nga bordi i një anijeje amerikane
Një raketë tomahawk,duke u hedhur nga bordi i një anijeje amerikaneFotografi: AP

Kjo kuti gjermane me vegla pune është hapur disa herë në 15 vitet e fundit. Në luftën e Kosovës në vitin 1999 avionët ushtarakë gjermanë Tornado morën pjesë në sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve në Serbi.

Që në vitin 1992 ushtarët e Bundeswehrit gjerman merrnin pjesë në mbikqyrjen e zonës së ndalimfluturimit mbi Bosnjë-Herzegovinë me avionë zbulues të NATO-s Awacs.

Në Afganistan trupat gjermane janë të stacionuara që nga viti 2002. Në Mali Gjermania mori pjesë në misionin ushtarak të vendit fqinj Francës, duke mbushur avionët francezë me karburant në fluturim.

Mbështetje direkte, indirekte apo asnjë mbështetje?

Mundësi për një mbështetje ushtarake të aleatëve ka për Gjermaninë – nëse është e dëshiruar – edhe në Siri. Njëra prej tyre është vënia në dispozicion e avionëve cisternë si në Mali së fundi, thotë politologu Sebastian Feyock, i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP). Përveç kësaj Gjermania mund të mbështesë aleatët edhe me shërbime informative dhe të ndihmojë në identifikimin e caqeve potenciale në Siri.

Në detin Mesdhe lëvizin ndërkohë disa anije të marinës gjermane. Anija "Oker" ka në bord teknologji orientuese, me të cilën mund të kontrollohet radiokomunkacioni dhe lidhjet telefonike. Zbulimet, të cilat i bën "Oker", mund t'ua përcjellë edhe aleatëve.

Luftanija Oker me teknologji për kontrollin e radiokomunikacionit dhe lidhjeve telefonike.
Luftanija "Oker" me teknologji për kontrollin e radiokomunikacionit dhe lidhjeve telefonike.Fotografi: picture-alliance/dpa

Në rajon ndodhen edhe raketat anti-ajrore gjermane. Me kërkesë të qeverisë turke që nga fillimi i vitit 2013 në juglindje të Turqisë janë të stacionur sisteme të mbrojtjes ajrore gjermane Patriot dhe gati 200 ushtarë gjermanë. Raketat mbrojnë qytetin Kahramanmaras, që ndodhet rreth 100 kilometra larg nga kufiri sirian, nga sulmet e mundshme të raketave nga Siria. Nëse do të krijohet një zonë ndalimfluturimi kundër Sirisë, raketat mund të spostohen më pranë kufirit.

Në një operacion të NATO-s kundër Sirisë mund të përdoreshin përsëri avionë Awacs me ekipazh gjerman për të kontrolluar një hapësirë të madhe ajrore.

Pra Bundeswehri mund të mbështeste aleatët e tij në një sulm mbi Sirinë. Por nëse kjo do të bëhet, për këtë duhet të vendosë politika.
Pavarësisht se në çfarë forme merr pjesë, qeveria gjermane do që të tregojë qartë, se "është në anën e aleatëve," thotë politologu Sebastian Feyock. "Ideja është,se nuk dëshirojnë të jenë të përjashtuar si në rastin e misionit në Libi." Në vitin 2011 Gjermania i la të pakënaqur partnerët e saj perëndimorë, kur abstenoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në votimin për një ndërhyrje ushtarake në Libi.

Sa e dëshirueshme është ndihma gjermane?

Në të gjitha spekulimet në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes së gjermanëve në një sulm ushtarak kundër Sirisë, shtrohet edhe pyetja, nëse mbështetja gjermane konsiderohet e dobishme nga fuqitë perëndimore. Apo nëse ajo është e dëshiruar.

Raketa gjermane Patriot në Turqi
Raketa gjermane Patriot në TurqiFotografi: Reuters

Aktualisht, ka shumë tregues që forcat detare britanike dhe amerikane qëllojnë caqet siriane nga Mesdheu me raketa. Një përfshirje direkte e gjermanëve në këto sulme, për shembull me avionë luftarakë Tornado të forcës ajrore nuk është e mundur në afat të shkurtër.
Nga aleatët perëndimorë gjithsesi nuk pritet pjesëmarrja gjermane, thotë Sebastian Bruns nga instituti për Studime të Sigurisë në universitetin e Kielit. Sa i përket besueshmërisë ushtarake, Gjermania ka humbur shumë reputacion te aleatët perëndimorë pas abstenimit në lidhje me Libinë, thotë Bruns. "Unë mendoj se ky qëndrim ka ndryshuar fare pak në dy vitet e fundit. Pra ajo që pritet prej saj, është të mos i pengojë rrugën, të mos e ngrejë shumë lart gishtin moralizues dhe përndryshe të luajë një rol sekondar."