1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qendra e majtë kryeson me vota pas zgjedhjeve parlamentare në Itali

dpa / B. Cani25 Shkurt 2013

Në sondazhin paselektoral rezulton si fituese aleanca e qendrës së majtë. Kandidati kryesor i kësaj aleance Pier Luigi Bersani ka shanse të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë.

https://p.dw.com/p/17lVp
Democratic Party's Pier Luigi Bersani, the favourite to become Italy's prime minister after the general election, casts his ballot in a polling station on February 24, 2013 in Piacenza. Italians fed up with austerity went to the polls on Sunday in elections where the centre-left is the favourite, as Europe held its breath for signs of fresh instability in the eurozone's third economy. AFP PHOTO / ALBERTO LINGRIA (Photo credit should read ALBERTO LINGRIA/AFP/Getty Images)
Fotografi: Alberto Lingria/AFP/Getty Images

Në Itali kanë përfunduar votimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qendrat evotimit u mbyllën në orën 15:00. Mbi 50 milionë qytetarëve italianë me të drejtë vot u ishte bërë thirrje të votojnë për palamentin e ri. Sipas parashikimeve paraprake jozyrtare, shënojnë fitore forcat e qendrës së majtë politike, të drejtuara nga Pier Luigi Bersani.

Televizioni Sky Italia njofton, se kjo aleancë ka marë rreth 35,5 % të votave, ndërkohë që koalicioni rreth ish-kryeministrit Silvio Berlusconi vlerësohet të ketë marrë rreth 29 % të votave. Aktori i komedive Beppe Grillo ka fituar, sipas rezultateve të para, rreth 19 % të votave, ndërsa në vendin e katërt radhitet koalicioni i rreth kreministrit të deritanishëm të Italisë, Mario Monti me rreth 9,5 % të votave. Vlerësohet se ai do të mund të futej në koalicion me partitë politike të qendrës së majtë, por akoma është tepër heret të flitet për rezultuatet përfundimtare dhe koalicionet e mundshme.

epa03600373 Election officals begin tallying votes at a polling station after it closed, in Pontedera, Italy, 25 February 2013. Pier Luigi Bersani's centre left had a significant lead in two early exit polls in both houses of parliament after the voting stations closed Italy's general election on 25 February. EPA/Stringer
Fotografi: picture alliance/dpa

Pjesëmarrja në votime gjatë ditës së parë ishte shumë e ulët, ndërsa në ditën e dytë ishte më e lartë. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Italinë e përfshirë nga kriza ekonomike, si pasojë e borxheve dhe recesionit në vend. Analistët vlerësojnë se Italia ka nevojë për një qeveri të qëndrushem, në mënyrë që sa më parë të fillojë me zgjidhjen e problemeve serioze ekonomike dhe financiare.