1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

041111 Italien Regierung

5 Nëntor 2011

Italia është e mbytur në borxhe dhe ndodhet nën presion të madh nga tregjet financiare. Në takimin e G-20, kryeministri Berluskoni tregoi masat anti- krizë. Për zbatimin e tyre atij i nevojitet shumica politike.

https://p.dw.com/p/135eG
Silvio Berlusconi para votimit për votbesimin
Silvio Berlusconi para votimit për votbesiminFotografi: AP

Gazeta e Romës, „La Repubblica“ shkruante ditën e premte (4.11.) për një tërmet që ka filluar të bjerë brenda partisë së Berluskonit PdL (Njerëzit e Liritsë), sipas llojit „të shpëtojë kush të mundet“. Gazeta përshkruan në këtë mënyrë fundin e afërt të qeverisë së Berluskonit. Sepse në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian, kryeminisri e ka humbur shumicën absolute.

Të enjten në mbrëmje (3.11.) dy deputetë të partisë së Berluskonit, PdL dhanë dorëheqjen. Ata shkuan në partinë opozitare të qendrës (UdC). Presidenti i tyre Rocco Buttiglione, thotë: „Berluskoni nuk ka më shumicën. Dhe duke patur parasysh gjendjen e vendit, disa deputetë kanë filluar të mendojnë dhe të ndryshojnë qëndrimin."

Protesta në Itali
Protesta në ItaliFotografi: dapd

Përveç kësaj, një deputet i tretë, deklaroi se do të votojë kundër paketës anti-krizë të Berluskonit. Presidentja e partisë opozitare Demokratike, Rosy Bindi, kërkon dorëheqjen e Berluskonit: „Nëse Berluskoni nuk e bën këtë hap të fundit në nderim të vendit të tij, atëherë parlamenti do të reagojë. Si pasojë, do të ndodhë ajo që kërkohet prej kohësh, ose qeveri kalimtare ose zgjedhje të reja.“

Përveç kësaj tani ka patur sqarime edhe për një letër të deputetëve të PdL-së drejtuar kryeministrit Bersluskoni. Për këtë letër proteste, njoftoi një javë më parë agjencia e lajmeve, ANSA. Deputetët i kërkonin Berslukonit dorëheqje duke kërcënuar se nëse ky nuk e bën, atëherë partia në pushtet nuk do e mbështesë më. Megjithatë, deputetët nuk guxuan të bënin publik emrat e tyre, kështu që Sekretari i Përgjithshëm i PdL-së, Angelino Alfano tha: „Kur marrim një letër me këtë përmbajtje, ne merremi me të. Por, unë nuk mund të komentoj dokumenta që nuk ekzistojnë, për të cilat flasin vetëm agjencitë e lajmeve. Sepse bëhet fjalë për letra anonime, pa nënshkrim."

Ndërkohë është konfirmuar se gjashtë parlamentarë e kanë nënshkruar letrën ndërkohë. Deputeja Isabella Bertolini, është një prej tyre. Ajo i tha stacionit televiziv shtetëror, RAI: „Ne nuk jemi rebelë anonimë, por jemi në fakt besnik të Berluskonit, por tani duam t`i japim atij një mësim."

Protesta në Itali
Protesta në ItaliFotografi: picture-alliance / dpa

Nëse këto kërcënime të bëra në letër, kthehen në realitet, atëherë qeveria e Silvio Berluskonit është në fund. Shumica e tyre në Dhomën e Deputetëve morri në votimin e fundit 316 nga 630 vendet. Mëgjithatë duhet thënë, se në atë kohë mungonin disa deputetë të opozitës. Massimo Corsaro, nënkryetar i fraksionit të PdL-së në Dhomën e Deputetëve, deklaroi me optimizëm në një intervistë televizive: „Unë besoj, se për kolegët që kanë nënshkruar këtë letër, dihet publikisht se janë të lidhur mirë me këtë parti dhe se kanë lidhje personalo- politike me kryeministrin Berluskoni. Prandaj, unë shpresoj që ata të ndryshojnë pozicionin e tyre në dhënien e votave."

Corsaro nuk duhet të presë shumë për të sqaruar situatën, sepse votimi tjetër do të ndodhë shpejt. Në takimin e nivelit të lartë të G-20, Berluskoni njoftoi në Kanë se do të bashkojë votbesimin për qeverinë e tij me votimin e masave të kursimit. Ky lloj votimi mund të zhvillohet brenda 15 ditëve.

Autor: Stefan Troendle/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti