Qeveria belge në krizë

Qeveria belge në krizë

Skandali për dëbimin e azilkërkuesve sudanezë nga Belgjika në Sudan po acarohet, sepse dyshohet se ata janë persekutuar dhe torturuar nga regjimi i presidentit Omar Hassan al-Bashir.

Rrallë mund të përcaktohet shkaku i një krize qeveritare me kaq saktësi si aktualisht në Belgjikë. Skena e ngjarjes është Parku Maximilien në Bruksel. Që nga viti 2015 aty zbarkojnë emigrantë. Disa qindra syresh vazhdojnë të presin aty për dokumentet ose për të vazhduar rrugën e tyre për në Britaninë e Madhe. Parku Maximilien është për shumë belgë simbol i dështimit të shtetit belg në krizën e refugjatëve. Debati u shtua deri në masën e një krizë qeveritare që i kushtoi madje Charles Michelit postin si kryeministër.

Tani qeveria liberale e djathtë nën kryeministrin Michel duhet të përballet me akuzën se i ka dorëzuar sudanezë që kanë kërkuar mbrojtje në Belgjikë, regjimit të presidentit Omar Hassan al-Bashir. Aty ata janë persekutuar dhe torturuar.

Sudan Omar Hassan Ahmad al-Bashir

Presidentit Omar Hassan al-Bashir

E pabesueshme, ky qe reagimi i opozitës. Vitin e kaluar në Bruksel qëndroi një delegacion sudanez dhe i dorëzoi qeverisë belge një listë me emrat e 43 sudanezëve duke kërkuar estradimin e tyre. Belgjika e pranoi këtë kërkesë dhe i nisi personat e kërkuar me avion në Kartum. Një bashkëpunim i tillë i vërtetë me një diktaturë nuk mund të tolerohet, thotë Julie Fernandez-Fernandez, e Partisë Socialiste.

Belgjika rrezikon emrin e mirë

Me veprime të tilla Beligjika rrezikon emrin e saj të mirë që në arenën ndërkombëtare dhe në radhët e OKB-së. Socialistja Julie Fernandez-Fernandez kritikon sidomos sekretarin e shtetit për azilin dhe migrimin Theo Francken, që sipas saj vetëm synon të heqë qafe refugjatët, madje edhe duke shkelur të drejtat e njeriut.

Belgien Theo Francken

Theo Francken

Sipas politikanes opozitare,  Theo Francken ka bërë pa asnjë lloj transparence një "marrëveshje të pistë" me Sudanin dhe presidentin e tijj, kundër të cilit nga viti 2009 është në fuqi një urdhër arresti ndërkombëtar për krime kundër njerëzimit.

Kritika të ashpra ndaj kësaj politike ushtron edhe eksperti për Lindjen e Mesme, Koert Debeuf. Sipas shënimeve të tij me disa persona që i kanë ekstraduar nga Belgjika në Sudan mund të thuhet se të paktën tre prej tyre janë keqtrajtuar rëndë apo janë torturuar.

Qeveria nuk duket se i bën përshtypje kritika

Qeveria duket se do ta anashkalojë skandalin që po vazhdon prej javësh. Një komision i pavarur hetimor i mbledhur me ngut duhet të paraqesë një herë rezultatin e vet, e deri atëherë nuk ka arsye për të komentuar, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Azil dhe Migracion për pyetjet e bëra me shkrim nga DW-ja.

Kryeministri Michel dha ndërkohë urdhër të ndalimin e çdo eksradimi deri në një njoftim tjetër. Megjithatë, ai tha se nuk mund ta plotësojë kërkesën e opozitës që ministri përgjegjës të  japë dorëheqjen pa e vënë qeverinë e tij në rrezik. Sepse në këtë rast partneri nacionalist i djathtë N-VA kërcënon me daljen nga koalicioni.