1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin për vitin 2009

Bekim Shehu/Prishtinë 3 Nëntor 2008

Me një miliardë e 430 milionë euro buxheti i Kosovës shënon rritje prej 15.4 për qind krahasuar me buxhetin e vitit 2008.

https://p.dw.com/p/Fmhh
FMN-ja i rekomandon qeverisë së Kosovës që të ketë kujdes me rritjen e pagave dhe të jetë më e përqendruar në zhvillimin e sektorit privat në ekonomitë e vogla dhe të mesme
FMN-ja i rekomandon qeverisë së Kosovës që të ketë kujdes me rritjen e pagave dhe të jetë më e përqendruar në zhvillimin e sektorit privat në ekonomitë e vogla dhe të mesmeFotografi: picture-alliance/ dpa

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, tha se qeveria ka identifikuar tri fusha që ndërlidhen më miratimin e buxhetit. Përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës, vënia e Kosovës në rrugën e zhvillimit dhe rritjes ekonomike dhe përshpejtimi i synimeve për anëtarësim në mekanizmat financiare ndërkombëtare, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Kryeministri Thaci i siguroi qytetarët e Kosovës se do të ketë llogaridhënje për çdo cent të shpenzuar nga buxheti.

"Qytetarëve të Kosovës u premtjomë se do të ketë shpenzim transparent, llogaridhënie për gjithçka në përputhje me ligjin dhe çdo keqperdorim do të jetë i ndëshkueshëm nga ligji. Gjithashtu rishprehim zotimin tonë për lufë të pakompromis ndaj të gjitha dukurive negative", tha kryeministri Thaci.

Me buxhetin i vitit 2009, parashihet të ketë rritje të pagave të shërbyesve civilë. Kjo rritje thuhet të jetë arritur për shkak të presionit të shumë sindikatave që në muajt e fundit kanë bërë me greva dhe protesta ndaj qeverisë së Kosovës. Mirëpo, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka rekomanduar qeverisë së Kosovës që të ketë kujdes me rritjen e pagave dhe të jetë më shumë i koncentruar në zhvillimin e sektorit privat në ekonomitë e vogla dhe të mesme.