1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria e re maqedonase

Fatos Musliu13 Korrik 2008

I mandatuari si kryeministër, Nikolla Gruevski i ka dorëzuar programin dhe përbërjen e re të kabinetit qeveritar kryetarit të parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovski.

https://p.dw.com/p/EbVJ
Nikola GruevskiFotografi: AP

Koalicioni qeveritar përbëhet nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së , Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia për Ardhmëri Evropiane. Në seancën e parlamentit më26 korrik pritet të votohet qeveria e re. Për miratimin e Qeverisë së re nevojitet shumica prej 61 deputetësh. Mosha mesatare prej 39 vjetësh, tre doktor shkencash dhe 7 magjistra, kjo është përbërja e re e kabinetit Gruevski. Befasi më të madhe në opinion ka shkaktuar emërimi i zëdhënësit të Qeverisë, Ivica Bocevski në postin e zëvendëskryeministrit për çështje të eurointegrimeve. Politikën e jashtme do ta udhëheqë Antonio Milloshovski ndërsa me ate të punëve të brendëshme Gordana Jankullovska.

Ministrat shqiptarë në qeverinë maqedonase

Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverin e Gruevskit do të udhëheqë me 5 poste ministrore. Zëvendëskryeministër dhe përgjegjës për implementimin e marveshjes së Ohrit do të jetë Abdylaqim Ademi, ministër i Ekonomoisë, Fatmir Besimi i cili në këtë post vjen nga përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë. Fatmir Besimi edhe më parë ka ushtruar postin e ministrit të ekonomisë. Shëndetësinë do ta udhëheqë ministri me moshe më të re vetëm 28 vjeq , Bujar Osmani. Xhelal Bajrami ministër i Punës dhe Politikës Sociale, Musa Xhaferi ministër i Pushtetit Lokal dhe Nexhati Jakupi ministër i Ekologjisë. Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë edhe tre zëvendësministra dhe ate Xhevat Buci në ministrin e Puneve të Brendëshme, Nedim Ramizi në ministrin e Finansave dhe Vullnet Ahmeti në ministrin e Arsimit dhe Shkencës.

Në kabinetin e qeverisë Gruevski për herë të parë do të ketë edhe një ministër të përkatësisë etnike rome, Nezhdet Mustafa do të jetë ministër pa portofol.

Pas dorëzimit të propozimit për përbërjen e re qeveritare, Parlamenti në afat prej 15 ditëve duhet ta votojë Qeverinë e re të Maqedonisë.Vlerësimet e para në mediat e vendit për propozimin e përbërjes së re të qeverisë mundë të përkufizohen me këtë fjali. Pa eksperimente, me kuadro partiak të vërtetuar, Gruevski do të bëjë përpjekje ta anëtarësojë Maqedoninë në NATO dhe Bashkimin Evropian.