1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria serbe: reforma të thella dhe afrim me BE

Petrović Ivica / Angelina Verbica28 Prill 2014

Në Serbi është krijuar qeveria e re. Kryeministri Aleksandar Vuçiç do ta kryejë reforma rrënjësore, vetëm kështu vendi ekonomikisht i dobësuar mund të mbijetojë.

https://p.dw.com/p/1BpO5
Kryeministri i ri serb Aleksandar Vucic
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në Serbi është krijuar qeveria e re me 19 ministra. Rolin kyç, si në qeverinë e mëparshme, e kanë kuadrot e Partisë Progresiste Serbe (SNS) dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS). Kryeministri Aleksandar Vuçiç tha në ekspozenë e tij, se programi i qeverisë është i guximshëm dhe ambicioz, por që të gjitha objektivat e kësaj qeverie janë të arritshme. Vuciç tha gjithashtu se qeveria e re do të nisë edhe procesin e dhimbshëm të reformave ekonomike, dhe se rezultatet e para pozitive të këtij procesi do të ndjehen në fund të vitit 2016. Disa nga masat e para, që janë shpallur, janë eliminimi i taksës së solidaritetit, por në të njëjtën kohë edhe ulja e pagave në sektorin publik me 10 për qind, si dhe rritja e moshës së daljes në pension për gratë, nga 60 në 63 vjeç. Është njoftuar edhe privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, ose disa pjesëve të tyre.

Ekonomistë të aftë në qeveri

Përsa i përket politikës së personelit nuk ka patur surpriza të mëdha. Qeveria ka disa ekspertë dhe disa ministra kanë ndërruar vetëm vendet. Ekspertët janë vetëm pjesë e së ashtuquajturës qeveri ekonomike, ndërsa të gjitha funksionet e tjera ministrore i kanë politikanët. Besoj se kjo pjesë e qeverisë është mjaft kualitetive, vlerëson për DW analisti politik, Milan Nikoliç. Ministri i Ekonomisë do të jetë Dushan Vujoviç, i cili ka punuar në Bankën Botërore, dhe që është një ekspert i njohur në luftën kundër varfërisë, thotë Nikoliç. Nga njëra anë kemi Vujoviçin, i cili nuk është ekspert i tipit neoliberal, si për shembull ministri i administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale Kori Udoviçki dhe i ministri i financave Lazar Krstic.

“Pres që do të jetë një përzierje tërhiq e mos këput, dhe e dyta do të jetë për të shtrënguar, por mendoj se nuk do të jetë keq të kesh një strukturë të tillë, që kujdeset për ekonominë dhe financat. Në një konstelacion të tillë forcash dhe kur priten shumë shkurtime në administratën publike dhe financat publike, do të jetë mirë, në qoftë se krijohet një ekuilibër midis ideve neoliberale dhe ideve, që kërkojnë më shumë drejtësi sociale dhe empati”, thotë Nikoliç.

Daçiçi i komunikueshëm– zgjedhje e duhur?

Dacic do të jetë ministër i Jashtëm i Serbisë në qeverinë e Vuçiç
Dacic do të jetë ministër i Jashtëm i Serbisë në qeverinë e VuçiçFotografi: picture-alliance/dpa

Ish kryeminsitri Ivica Dačić do të jetë ministër i jashtëm në qeverinë e re. Serbija në këtë moment ndodhet në mes kudhrës dhe çekiçit, kur është fjala për krizën e Ukrainës, dhe tani shtrohet pyetja, sa i aftë është Daçiç për këtë, pyet Nikolić:

“Nga ana tjetër ai ndoshta nuk është një zgjidhje aq e keqe. Sepse ai ka për të qenë shumë i shoqërueshëm, ka për të kënduar shumë, ka për të dhënë shumë buzëqeshje dhe ndoshta nuk do të thotë asgjë në këtë situatë, apo do ta shtyjë deklarimin e qëndrimit për më vonë, kur pasionet të jenë qetësuar pak. Kështu që e gjitha bashkë mund të dalë një qeveri shumë e mirë, por mund të ndodhë që të jetë një qeveri shumë problematike, që nuk do të arrijë të përballojë të gjitha problemet, që ka përpara.”

Përsëri me frenuesit e reformave

Qeveria e re serbe përbëhet nga përfaqësues të SNS dhe SPS. Partitë drejtuese të qeverisë së re kanë qenë partitë drejtuese edhe në mandatin e kaluar dhe pyetja, që dëgjon gjithnjë e më shpesh, është, përse shkoi Serbia në zgjedhjet e përgjithshme duke humbur kohën e çmuar, kur disa rotacione, është mundur të bëheshin edhe pa zgjedhje, në radhë të parë posti i kryeministrit.

Nëse kësaj i shton se SPS ka qenë akuzuar si pengesa kryesore për reformat, shumë janë që pyesin, si do të zbatohen tani reformat papritur me të njëjtën përbërje. Xhorxhe Vukoviç i CeSID thotë për DW se zgjedhjet në radhë të parë kanë qenë kapitalizimi i pushtetit nga këto dy parti politike dhe shton se nuk duhet të harrojmë se për reforma serioze është i nevojshëm një konsensus sa më i gjerë politik. Tani progresistët kanë marrë një mbështetje të madhe, që është mbështetje për kryerjen e reformave, të shohim sa do të kenë sukses, thotë Vukoviç.

Milan Nikoliç mendon se SPS nuk ka qenë aq shumë pengesë për reformat, aq sa si parti, që i ka rrënjët në periudhën e Millosheviçit, ka qenë të përfshirë në një sërë aferash personale dhe partiake. Mendoj se ata nuk do të jenë frenues as në qeverinë e re, nëse u thuhet fort dhe qartë se reformat duhen bërë, dhe t'i harrojnë lidhjet e tyre të vjetra, veçanërisht nëse ua marrin ministrinë e policisë, gjën që tashmë është bërë”, thotë Nikoliç .

Rezistenca sociale – sfida më e madhe

Sfidat kryesore për qeverinë e re do të jenë kapërcimi i rezistencës kundër reformave në disa grupe sociale në Serbi, thotë Vukoviç. E kam fjalën në rradhë të parë për ata, që janë në administratën publike, ndërmarrjet publike, institucionet publike, por ka edhe grupe të mëdha sociale si pensionistët. Këtu do të jetë rezistenca më e madhe, dhe ka mundësi të anulohen për këtë arsye, që ndoshta do të ishte më e keqja. Në planin klasik politik ata praktikisht nuk do të kenë opozitë, brenda në qeveri kanë shumicën dhe nuk kanë nevojë për askënd tjetër dhe është shumë e vështirë të imagjinohet, që besimi në qeverinë do të vihet të diskutim në katër vitet e ardhshme, vlerëson Xhorxhe Vukoviç.