1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria polake tërhiqet

20 Dhjetor 2016

Pas protestash të dhunshme në fundjavë, partia polake në pushtet pezullon një rregull për mediat.

https://p.dw.com/p/2UZWd
Polen Protesten gegen polische Regierung in Warschau
Fotografi: Getty Images/AFP/J.Skarzynski

Siria, Ukraina, Turqia, Italia, Greqia - lista e vendeve në krizë në ose në afërsi të Evropës është mjaft e gjatë. Një krizë në Poloni e cila potencialisht mund të shndërrohet në dhunë do të ishte gjëja e fundit që do t'i mungonte Evropës tashmë të mbingarkuar. Prandaj është mirë që partia nacional-konservatore "Ligj dhe Drejtësi" (PiS) e Jaroslav Kazhinskit e pezulloi rregullin e diskutueshëm deri në një njoftim të mëtejshëm. Ky rregull parashikonte që gazetarëve të mos u lejohej të bënin xhirime dhe incizime zanore në tribunën e parlamentit. Intervistat me deputetët sipas këtij rregulli mund të bëheshin vetëm në qendrën e medias që ndodhet larg. Po ashtu në parlament do të lejoheshin vetëm dy korrespondentë për redaksi.

Veprim i PiS-it

Ky ishte një rregull që nuk qe diskutuar paraprakish as me mediat as me partitë opozitare. Pra dinamit politik që opozita e përdori për të theksuar arrogancën e atyre që janë në pushtet dhe për të protestuar. Pamjet nga foltorja e pushtuar e parlamentit dhe e bllokadës së ndërtesës së parlamentit nga ana e protestuesve u përhapën nëpër botë. Edhe ato ku shihej se si policia pezulloi me dhunë daljen për një kolonë qeveritare.

Kommentarbild App
Bartosz Dudek

Tepër e fortë ishte në këtëmes një video ku shihej një djalë të ri gjatë operacionit policisë, i cili qe shtrirë në tokë dhe me sa duket stimuloi një plagosje. Ende është e paqartë nëse tymi që e rrethonte ishte gaz lotsjellës i përdorur nga policia ose çashkë tymi e ndezur nga demonstruesit. Videoja e sajuar është sidomos e tmerrshme, sepse prej saj situata mund të acarohej mjaft lehtë dhe mund të çonte të përshkallëzim të gjendjes. Në atmosferën e mediave sociale të ndezur nga të dyja palët mjafton vetëm një shkëndijë për ta bërë gjendjen të pakontrollueshme për askënd. Shtrohet pyetja: kush mund të jetë i interesuar për një përshkallëzim të tillë?

Njeri i fuqishëm në Poloni, Jaroslav Kazhinski ka të ngjarë ta ketë kuptuar rrezikun tani. Prandaj pasoi edhe reagimi i habitshëm i "djalit" të tij politik, presidentit Andrzej Duda, i cili tha se i kupton shqetësimet në lidhje me raportimin në media nga Parlamenti dhe se është i gatshëm tani për ndërmjetësim. Deklarata e presidentit të Senatit Stanislav Karczewski pas një takimi me kryeredaktorët duhet të ketë qenë e diskutuar më parë me Kazhinskin: rregullat e reja do të pezullohen deri sa të jetë përpiluar një zgjidhje me pajtim.

Konfrontim në vend të konsensit

Edhe pse zhvillimi mori kështu një kthesë të habitshme dhe të mirë, pamjet e disa ditëve më parë nga Varshava shkaktojnë shqetësim. Një politikë, e cila nuk kërkon konsensus dhe në vend të tij mbështetet tek konfrontimi çon në ndasi dhe madje mund të rezultojë në rastin më të keq edhe në dhunë. Dhe kjo do të ishte më e keqja: një Poloni e paqëndrueshme do të ishte një katastrofë për Evropën dhe një gëzim për kundërshtarët e saj.