1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Kontrolli i gjyqësorit dhe censurimi i internetit

Pandeli Pani13 Janar 2014

Një projektligj i ri për kontrollin e gjyqësorit dhe planet për censurimin e internetit janë masat e reja që parashikon të ndërmarrë qeveria turke si kundërvënie ndaj zbulimit të skadaleve të korrupsionit.

https://p.dw.com/p/1ApJV
Fotografi: Getty Images

Parlamenti turk filloi diskutimet mbi një projektligj i cili parashikon që Këshilli i Lartë të Drejtësisë (HSYK) duhet t'i japë raport Ministrisë së Drejtësisë, gjë që nga HSYK konsiderohet si "antikushtetuese". Sipas njoftimeve të shtypit qeveria turke synon gjithashtu t'i japë vetes të drejtën për të bllokuar faqet e internetit edhe pa vendim përkatës nga ana e gjykatës.

Reformat në kundërshtim parimet e shtetit ligjor

Sipas mendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili formalisht është i pavarur, planet për reforma të qeverisë islamike-konservatore të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan bien në kundërshtim "parimet e shtetit ligjor." Projektligji parashikon që fjalën e fundit për emërimet në funksione kyçe në sektorin e drejtësisë ligjore t'ia japë Ministrisë së Drejtësisë dhe po ashtu që HSYK-ut t'i hiqet e drejta për të miratuar dekretet e qeverisë. Parlamenti turk i dominuar nga partia AKP e Erdoganit filloi të premten (10.01) debatet për projektligjin dhe pritet të vendosë për propozimet gjatë kësaj jave.

Türkei Türkische Politikerinnen tragen Kopftuch
Parlamenti turk dominohet nga partia AKP e ErdoganitFotografi: Reuters

Kritika nga Uashingtoni dhe Strasburgu

Përveç deputetëve të pakët opozitarë në parlament këto projektligje janë kritikuar edhe nga Uashingtoni dhe Këshilli i Evropës. Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit theksoi rëndësinë "e një sistemi ligjor që përmbush standardet më të larta të drejtësisë, efikasitetit dhe të transparencës si në çështjet civile dhe ato penale." Këshilli i Evropës kritikoi shfuqizimi e planifikuar të HSYK si një "pengesë serioze për pavarësinë e gjyqësorit." Mediet liberale turke dhe avokatët po e kundërshtojnë gjithashtu projektligjin.

Cenzurë për internetin

Partia në pushtet AKP e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan ka përgatitur edhe një projektligj me të cilin qeveria turke synon t'i japë vetes të drejtën për të bllokuar faqet e internetit edhe pa vendim përkatës nga ana e gjykatës. Po ashtu sipas këtij projektligji autoritetet duhet të kenë madje edhe të drejtë për të regjistruar dhe ruajtur për dy vjet se cilat faqe frenkuentojnë përdoruesit në internet.

Internet-Zensur Türkei
Fotografi: humpbackwhale - Fotolia.com/DW

Zërat kritikë në Turqi e quajtën këtë projektligj si fillimin e një censure. Avokati dhe eksperti i internetit Mehmet Ali Koksal tha për gazetën "Evrensel" se rregullat e reja që po planifikohen janë antikushtetuese. Shoqata e inxhinierëve turq të IT-së e akuzoi qeverinë se nuk dëshiron ta pranojnë lirinë e shprehjes në internet.

Sipas legjsilacionit aktual në Turqi edhe sot shumë faqe interneti mund të bllokohen relativisht thjeshtë, por për një të tillë është i nevojshëm paraprakisht një vendim gjykate.

Türkei Demonstration gegen die Regierung
Fotografi: Reuters

Erdogani po humbet simpatinë e votuesve

Për shkak të skadaleve të korrupsionit dhe masat që po merr si kundërvënie Erdogani po humbet simpatinë në radhët e popullsisë. Sipas një studimi të institutit për sondazhe Sonar AKP arriti në sondazhin e së dielës 42.3 për qind, pra rreth tetë përqind më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011. Sipas një studimi të botuar nga gazeta proqeveritare "Yeni Safak" AKP ka shënua vetëm një humbje të lehtë dhe është në nivelin 48.6 për qind. Deri në dhjetor kur u bënë publike akuzat për korrupsion, AKP-ja sipas sondazheve fitonte mesatarisht 50 për qind të votave.