1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040108 Frankreich Rallye

Christoph Wöß 4 Janar 2008

Për shkak të paralajmërimeve të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme rallye i 30-të i Dakarit u anulua. Pas vrasjes së katër turistëve francezë në Mauritani Franca nuk i këshillon udhëtimet për atje.

https://p.dw.com/p/CkVj
Pamje nga Rallye Dakar 2006Fotografi: dpa - Bildfunk
Anulimi erdhi në minutën e fundit. Sot (5.1.) në Lisbonë pritej të jepej sinjali i fillit të rallye-t të Dakarit, i tridhjeti në radhë, por organizatorët njoftuan të premten në darkë se kjo garë nuk do të zhvillohet për shkaqe sigurie. Pjesëtarët e kësaj gare, si p.sh. pilotja franceze e Nissanit, Carole Montillet, nuk e fshehën zhgënjimin: “Të gjithë janë krejtësisht të zhgënjyer, por ka edhe më keq. Gjithësesi sportistët kishin një vit që përgatiteshin për këtë aventurë dhe skuadrat kanë shpenzuar shumë energji dhe para. Kjo është për të ardhur keq." Shkak për anulimin e kësaj gare ishte grabitja dhe vrasja më 24. dhjetor 07 e katër turistëve francezë në Mauritani. Sipas autoriteteve vendase pas kësaj vrasjeje qëndron grupi terrorist i El Kaidës. Rreth gjysma e 15 etapave të rallye-it të Dakarit do të zhvilloheshin në Mauritani. Për këtë partnerët e kësaj gare, si p.sh. televizioni francez, nuk mund të rezikonin. Mjaftonte një atentat dhe besimi ndaj tyre do të pësonte tronditje të madhe. Por megjithë mirëkuptimin anulimi i kësaj gare ishte një goditje e rëndë për skudrat, sikurse sqaron Christian Lavieille i ekipit të Nissanit: “Si do t'ua kthejmë paratë klientëve dhe sponzorëve? Deri tani janë finacuar tre muaj automekanikë dhe pjesë këmbimi. Puna do të vështirësohet dhe imazhi i "Rallye Dakar" ka marrë një goditje dhe askush nuk e di nëse do të zhvillohet përsëri ndonjëherë tjetër.” Vendimi i Parisit ishte vërtet pa precendet në historinë e kësaj gare nëpër shkretëtirë, e cila zhvillohet që prej vitit 1979. Megjithëse probleme me sigurinë ka pasur vazhdimisht, në këto rreth 30 vjet ajo nuk është anuluar asnjëherë plotësisht. Duke kujtuar anulimin e katër etapave për shkak të gjendjes së pasigurt në Nigeri në vitin 2000, Bruno Saby, një nga fituesit e kësaj gare, thotë se asnjëherë rreziqet nuk kanë qenë si sot: “Sot gjendemi në një pikë kthese sa i përket Afrikës. Asnjë organizator nuk do t'i hyjë rrezikut për të planifikuar ndonjë aktivitet sportiv në këtë kontinent. Kjo është një dramë, sepse Afrika është një kontinent i lënë pas dore, ku nuk zhvillohet asnjë edhe një aktivetet sportiv. Ne dikur e lidhnim sportin me veprimtari humanitare." Pas anulimit të garës së sivjetshme shumë prej pjesëmarrësve janë të mendimit se gara më e njohur e shkretëtirave nuk do të ketë më të ardhme.