1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagimet çeke për deklaratat e Natos mbi sistemin mbrojtës raketor

Peter Hornung4 Prill 2008

Në mesin e politikanëve të Natos ajo quhet pjesë e rëndësishme e strategjisë së Aleancës. Është fjala për stacionin e radarëve i planifikuar të ngrihet në Çeki. Në Çekinë vetë planet nuk janë shumë shpresëdhënëse.

https://p.dw.com/p/DcFF
Demostrata kundër Natos, Pragë 2002
Demostrata kundër Natos, Pragë 2002Fotografi: AP

Për të gjetur dikend që i thotë 'Po' planeve amerikane për ngritjen e sistemit antiraketor në Çeki të duhet të kërkosh shumë nëpër rrugët e Pragës. Shumë të duhet të kërkosh edhe për të gjetur dikë që di se çfarë u fol ditën e enjte në samitin e Natos në Bukuresht.

'Mendoj që është shumë me rëndësi. Ne jemi anëtar të Natos dhe ne duhet të sillemi si të tillë. Amerika na ka ndihumar gjithmonë por ne nuk i kemi dhënë kurrë diçka Amerikës. Mendoj se është mirë kështu'.

Çekia mbështet planet amerikane për mbrojtjen antiraketore, në territorin e saj duhet të ndërtohet në stacion dhe Uashingtoni e Praga së shpejti duhet të nënshkruajnë jë marrëveshje për këtë. Po ashtu Nato ka sqaruar se ky sistem antiraketor e shton sigurinë e tërë Aleancës. 'Nato ka adoptuar sistemin' ishte titulli në një të përditshme çeke të botuar ditën e premtë. Ne jemi shumë të kënaqur deklaruan përfaqësues të qeverisë çeke në Bukuresht, para së gjithash kryeministri Mirek Topolanek. Megjithatë në vend skepticizmi është ende i madh.

'Mendoj se ne nuk kërcënohemi nga Irani andaj ky radar është i panevojshëm. Për këtë do të duhej të mbahej një referndum'.

Më tepër se dy të tretat e çekëve, sipas anketave të ndryshme janë kundër ngritjes së një sistemi antiraketor në vendin e tyre. Ata në parim janë kundër vendosjes së trupave të huaja në territorin çek. Ata kanë frikë se në këtë mënyrë vendi i tyre do të kthehet në objektiv të sulmeve. Apo ata brengosen për shëndetin e tyre, veçanërisht ata që do të jetojnë në afërsi të këtij stacioni.

Ka kohë që një inciativë qytetare e shtrirë në tërë vendin po kërkon organizimin e një referendumi për këtë çështje. Po ashtu edhe opozita, komunistët dhe socialdemokratët kundërshtojnë planet në parlament. Ata nuk janë të kënaqur me rezultatet e Bukureshtit, thotë zëvdenësshefi i partisë socialdemokrate, Bohuslav Sobotka.

'Jam i bindur që qeveria nuk ka legjitimitetin e mjaftueshëm për të lidhur një marrëveshje të këtij lloji. Ajo nuk ka pajtimin e opozitës dhe as të shoqërisë'.

Në të vërtetë hendeku mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të planeve amerikane është i madh. Ka kohë që janë dëgjuar kritika se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po negociojnë për një bashkëpunim ushtarak me Çekinë duke anashkaluar Naton.