1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reding: "SHBA-ja dëshiron të rivendosë besimin"

Gero Schließ / Pandeli Pani20 Nëntor 2013

Komisionerja e BE-së për Drejtësinë, Viviane Reding, bisedoi në Uashington me ministrin e Drejtësisë Eric Holder rreth skandalit me NSA-në.

https://p.dw.com/p/1AL3F
Fotografi: John Thys/AFP/Getty Images

"Ne po negociojmë për një marrëveshje kornizë për mbrojtjen e të dhënave për qytetarët evropianë dhe amerikanë, në qoftë se do të ketë një bashkëpunim gjyqësor dhe policor midis dy kontinenteve" - tha Reding në intervistë me Deutsche Welle-n.

"Kemi konstatuar se mbrojtja e qytetarëve evropianë, kur ata janë në Amerikë, mund të bëhet vetëm në rast se ka një ndryshim në ligjet amerikane. Me sa duket parashikohet që këto ligje të ndryshojnë. Kjo është një gjë krejtësisht e re. Unë besoj se Amerika është e vetëdijshme, se nëse do një bashkëpunim të fortë social dhe ekonomik me Evropën duhet të tregojë kujdes për këtë dhe duhet që edhe në nivele të tilla të kemi një ekuilibër mes ligjeve." - tha Komisionerja e BE-së për Drejtësinë, Viviane Reding.

Viviane Reding EU Justizkommissarin PK 06.09.2013 in Berlin
Viviane RedingFotografi: imago

Ekuilibër mes ligjeve

Nëse një gjerman apo një austriak niset p.sh. nga Mynihu me avion për të shkuar në Uashington dhe të dhënat këtij pasagjeri interpretohen gabim ose ngatërrohen nga amerikanët, ai ka probleme të mëdha kur zbret nga avioni në Amerikë, por nuk ka mundësi për t'u mbrojtur para gjykatave amerikane. Në rast se e njëjta gjë i ndodh një amerikani në Evropë, ai ka të drejtë t'i drejtohet një gjykate evropiane - sqaron Viviane Reding duke shtuar "Prandaj ne besojmë se duhet të ketë një ekuilibër midis të drejtave që gëzojnë amerikanët tek ne dhe drejtave të evropianëve në Amerikë."

Rregulla të reja

Në lidhje me aferën për NSA- në Reding tha se do të vendosen rregulla të reja, gjë që e ka thënë edhe Presidenti amerikan. Edhe ministri i Drejtësisë së SHBA-ve, Eric Holder, ka konfirmuar se reformat kanë nisur dhe se do të ketë ndryshime në ligjet për veprimtarinë e shërbimit sekret amerikan. E reja në këto reforma është se ato nuk marrin parasysh vetëm qytetarët amerikanë, por edhe se si duhen trajtuar qytetarët evropianë.

Bashkëpunim mes organeve ligjore

Në bisedimet me ministrin e Drejtësisë të SHBA-ve Eric Holder, Viviane Reding kërkoi që të ketë bashkëpunim mes organeve të sigurisë, të policisë dhe të drejtësisë, fusha që janë edhe në përgjegjësinë e BE-së. Sa u përket shërbimeve sekrete ato janë nën varësinë e secilit shtet anëtar.

USA General Eric H. Holder
Eric H. HolderFotografi: picture-alliance/dpa

Reding mendon edhe duhen ndërmarrë aksione për të rifituar besimin e qytetarëve për amerikanët, sepse shumë prej tyre nuk ka më besim tek amerikanët.