1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refugjatët në gjendje tepër të rëndë në Greqi

Kersten Knipp13 Korrik 2015

Në ishullin Lesbos vijnë nga Afrika rreth 1000 refugjatë në ditë. Ata jetojnë në kushte shumë të rënda. Në kohën e krizës ata po ndihmohen vetëm nga banorët e atjeshëm dhe turistët.

https://p.dw.com/p/1FxZk
Lesbos, Greqi
LesbosFotografi: Getty Images/AFP/L. Gouliamaki

Mijëra refugjatë këto ditë kanë vërshuar në Greqi, më saktësisht ishujt lindorë në Egje. Shumica prej tyre vijnë nga Siria. Vetëm në ishullin Lesbos kanë ardhur javën e shkuar mbi 9000 refugjatë. Shumica prej tyre vjen nga ana veriore e ishullit, nga drejtimi i Turqisë, sepse largësia ujore mes Greqisë dhe Turqisë në këtë zonë është më e vogël se 10 kilometra. Ata vijnë kryesisht me anije të vogla heret në mëngjes.

Disa anije janë kaq të dobëta sa që nuk arrijnë as deri në bregdet. Shumë refugjatë shpëtohen nga rojet e detit, të cilat kohët e fundit kanë probleme të mëdha. Ata që mbërrijnë deri në bregdet, shkojnë në drejtim të Molyvos, një vend me vetëm 2000 banorë, i cili llogaritet edhe si kryeqytet turistik i Lesbos.

Refugjate, Greqi
Gjendje emergjenteFotografi: Getty Images/AFP/L. Gouliamaki

Mbështetja private

Melinda McRostie është pronare e restorantit "The Captain´s Table" në Molyvos. Ajo ka organizuar mbështetje private për refugjatët. Ata organizojnë ushqime, veshmbathje dhe gjëra të tjera të domsdoshme për refugjatët. Edhe turistët duan gjithnjë e më shumë të ndihmojnë. Çdo ditë vijnë njerëz që duan të ndihmojnë", thotë McRostie. "Për fat po ndihmojnë edhe turistët." McRostie njofton për mundësinë e ndihmave në linkun: https://www.facebook.com/HelpForRefugeesInMolyvos:Facebook-Seite "Help For Refugees". Të nevojshme janë të gjitha gjërat.

Britaniku Eric Kempson me gruan e tij dhe vajzën 15 vjeçare jeton qe 15 vite në Molyvos. Prej disa muajsh ka nisur një inisitivë për informim më të mirë, në linkun: https://www.youtube.com/channel/UCnPYqWbPl4OOCa7RHfSjhxw/videos:YouTube-Kanal#. Këtu informon për punën e grupeve për mbështetje.

Ishujt e ngarkuar grek
Rruga e kalimit Turqi - Greqi

Lëvizjet natën

"Ne dëgjojmë çdo ditë të thonë se po bëhen ndryshime. Por në fakt nuk po ndodhë asgjë. "As qeveria dhe as agjencitë e OKB për refugjatë nuk po ndërmarrin masat e duhura. Ndërkohë në Greqi po vijnë më shumë refugjatë se në Itali. Brenda vitit është shtuar për më shumë se 50% numri i refugjatëve. Kempson i dërgon McRostie çdo ditë informacione për numrin e refugjatëve. Ndërsa ajo organizon ndihmat.

Qyteti i vogël Molyvos kaherë ka mbetur pa ushqime dhe vendstrehime të mjafuteshme për refugjatët. Ndaj shumica prej tyre përpiqen të vazhdojnë rrugën drejt Mytilene, kryeqytetin e ishullit. Ata lëvizin shumë shpesh natën, për të evituar nxehtësinë e ditës prej më shumë se 35 gradë. Taksistët dhe autobusët nuk guxojnë t'i marrin refugjatët. Këtë e kanë të ndaluar edhe vozitësit privatë. Ligji grek e sanksionon transportin e refugjatëve si ilegal dhe mbështetje të trafikimit të njerëzve.

Refugjatët kryesisht nga Siria

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar prej vendeve evropiane të premten masa të tjera ndihme, për të evituar katastrofën humanitare. Prej fillimit të vitit në Greqi kanë ardhur më shumë se 77.000 persona. Rreth 60% prej tyre janë refugjatë lufte nga Siria. "Një vërshim kaq i madh i refugjatëve ka shkaktuar një gjendje emergjente dhe ate në një kohë kur Greqia po përballet me një krizë të rëndë ekonomike", thotë William Spindler, zëdhënës i UNHCR. Kriza ekonomike në Greqi ka bërë që shumica dërmuese e refugjatëve nuk marrin kurfarë ndihmash. Aktualisht ata jetojnë duke i falënderuar zemërgjërësisë së turistëve dhe banorëve të atjeshëm. Ata janë të vetmit që momentalisht po i mbështesin.

Mytilene
MytileneFotografi: Herbert Goldmann