1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reporterë pa kufij: 87 gazetarë të vdekur në 2007

Darya Popova-Witzel3 Janar 2008

Shoqata e gazetarëve "Reporter pa kufi" ka prezantuar të mërkurën në Berlin bilancin e saj vjetor për rastet e vdekjeve apo të burgimeve të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të mediave në botë. Rezultatet janë trishtuese.

https://p.dw.com/p/Cjgf
Logoja e Organizatës "Reporterë pa kufij"
Logoja e Organizatës "Reporterë pa kufij"

Nëse gazetarët jetojnë në Irak, Somali, Kinë apo Kubë, ata janë shumë të rrezikuar. Eshtë kështu, sepse në vendet ku zhvillohet luftë civile, ata gjenden mes dy fronteve, është kështu, sepse në vendet ku sundon diktatura, ata zbulojnë të vërtetën që e mbulon ky pushtet. Këto fakte ofrojnë një bilanc trishtues për vitin e kaluar, sepse ka një numër rekord të vdekjeve të gazetarëve. Të paktën 86 gazetarë kanë humbur jetën për shkak të punës së tyre. Ky numër është më i larti që nga viti 1994, bëri të ditur Organizata,"Reporterë pa kufij", të mërkurën ën Berlin. Për të pestën herë, Iraku edhe për vitin 2007 qëndron si vendi më i rrezikshëm për gazetarët, deklaron zedhënësija e kësaj Organizate, Katrin Evers:

"Në 2007, sipas Organizatës, në Irak janë regjistruar rastet më të shumta të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të medaive që kanë vdekur. Aty, gjatë vitit të kaluar, kanë humbur jetën nga ushtrimi i profesionit të tyre 47 gazetarë. Me këtë shifër, Iraku ndodhet në vend të parë si vendi më i rrezikshëm në të gjithë botën, i ndjekur nga Somalia, ku kanë humbur jetën tetë gazetarë, në Pakistan kanë vdekur gjashtë punonjës të mediave dhe në Sri Lanka tre".

Gazetarë të tjerë të vdekur janë regjistruar edhe në Eritrea, Afganistan, Haiti, Meksikë Nepal, Turqi dhe po ashtu në SHBA. Sipas Katrin Evers, në 21 vende të botës janë regjistruar raste të vdekjes së gaeztarëve.

Të dhëna negative paraqesin statistikat e kësaj Organizate për rastet e rrëmbimit të gazetarëve për vitin 2007. Janë të paktën 67 bashkëpunëtorë të mediave që janë rrëmbyer në 15 vende të botës. 135 gazetarë ishin të mbyllur në ndërrimin e viteve prapa hekurave. Të paktën 887 janë arrestuar gjatë gjithë vitit të kaluar. Numri më i madh i gazetarëve të burgosur ndodhen në Kinë dhe në Kubë. Por gjendja vazhdon të jetë kritike edhe në shtete si Birma, Siria dhe Irani ku cenzurohet Interneti.65 të ashtëquajtur "desident të internetit" qëndrojnë edhe më tej në burgje. Liria e shtypit po ashtu në shumëm vende të botës nuk respektohet.