1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060209 NATO Rückblick

Christoph Hasselbach6 Shkurt 2009

Në prill NATO-ja feston 60 vjetorin e formimit. Festimet i organizojnë Gjermania dhe Franca së bashku. Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Sarkozy janë shprehur pro reformimit të politikës së sigurisë.

https://p.dw.com/p/GoWF
Në këtë sallë në Bruksel u krye ceremonia e zgjerimit të NATO-s me shtatë anëtarë të rinj nga Lindja, mars 2003
Në këtë sallë në Bruksel u krye ceremonia e zgjerimit të NATO-s me shtatë anëtarë të rinj nga Lindja, mars 2003Fotografi: AP

Rënia e Murit të Berlinit krijoi në menjëherë një situatë krejt tjetër në vitet 1989/1990. Pakti i Varshavës u shpërbë dhe shumë prej anëtarëve të tij të mëparshëm kishin dëshirën të anëtarësoheshin në NATO. Sekretari i përgjithshëm i atëhershëm Javier Solana gjatë samitit të NATO-s në 1997-ën në Madrid:

"Sot krerët e shteteve dhe të qeverive u morrën vesh që të ftojnë Çekinë, Hungarinë dhe Poloninë për të filluar bisedimet e anëtarësimit me NATO-n. Aleanca pret që në vitet që vijnë të bëjë ftesa të tjera."

Brenda pak vitesh u anëtarësuan dhjetë shtete të reja dhe procesi i zgjerimit vazhdon edhe sot. Kjo krijoi pjesërisht tensione të rënda me Rusinë, një problem që gjithashtu vazhdon. Por edhe detyrat e NATO-s ndryshuan: Në rast se deri tani qëndronte në plan të parë mbrojtja ndaj një sulmi të mundshëm të Traktatit të Varshavës, NATO-ja u përqendrua gjithmonë e më shumë tek misionet jashtë territorit të Aleancës. Sekretari i përgjithshëm Jaap de Hoop Scheffer në 2006-ën gjatë një misioni:

"Këtu shikoni NATO-n e re, një NATO, e cila mund të jetë një trupë ekspedite që siguron qëndrueshmëri në rajone të largëta duke dërguar atje ushtarët e vet dhe duke i angazhuar ata në mënyrë të efektshme."

Kthesën me gjasa më të madhe që prej përmbysjes së viteve 1989/90 e shkaktuan atentatet islamiste ndaj SHBA-së në shtator 2001. Për herë të parë në historinë e vet NATO-ja aktivizoi "rastin e aleancës". Kancelari gjerman Gerhard Schröder atëherë:

"Me këtë ekzistojnë zyrtarisht kushtet e një sulmi ndaj një anëtari të aleancës dhe ky konstatim aktivizon në të njëjtën kohë detyrimet për ndihmë."

Por presidenti Bush parapëlqeu të zgjidhte të ashtuquajturën Aleancë të të Gatshmve. Me të ai sulmoi në përfundim Irakun.

Miliona vetë protestuan në Evropë, lufta shkaktoi një nga konfliktet më të rënda transatlantike. Presidenti i atëhershëm francez, Jaques Chirac tha në vitin 2003:

"Nuk shohim kurrfarë arsyeje për të ndryshuar logjikën tonë, duke kaluar nga një logjikë e paqes në një logjikë të luftës"

Nga ana tjetër ministri i mbrojtjes i Bushit, Donald Rumsfeld i dha vulën e vet një shprehjeje ndërkohë mjaft të përhapur:

"Kur flisni për Evropën ju mendoni për Gjermaninë dhe Francën, unë nuk mendoj kështu. Më duket se kjo është Evropa e vjetër. Po të shihni sot krejt Evropën e NATO-s qendra e gravitetit po zhvendoset në Lindje."

Ndarja u shërua ngadalë dhe prej presidentit të ri amerikan Obama shumë evropianë presin më shumë bashkëpunim. Por shumë argumenta flasin për atë se për shembull në Afganistan, në misionin më të rëndësishëm të NATO-s, do të mbetet një konflikt bazë, ai që njëra pjesë e alencës nuk mund të merret vetëm me luftimet dhe tjetra vetëm me periudhën pas luftës.