1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rifilloi një proces i shtyrë

Klaus Dahmann7 Nëntor 2007

Para Tribunalit për Krime Lufte në Hagë ka filluar sot procesi gjyqësor kundër serbit Vojislav Sheshel. Sheshelin e akuzojnë për dëbimin dhe vrasjen e qindra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve 90.

https://p.dw.com/p/C54w
Vojislav Sheshel ultranacionalisti serb
Vojislav Sheshel ultranacionalisti serbFotografi: AP

Demonstrata, të cilën e pati organizuar para një viti Partia Radikale Serbe për kryetarin e saj Vojislav Sheshel, ishte e vogël: më pak se 2000 mbështetës ishin ata që thërrisnin: "Lironi Sheshelin, lironi Shesheljin". Procesi gjyqësor kundër tij në Hagë do të fillonte në fakt në fund të nëntorit 2006. Por ai u desh të shtyhej.

Shesheli ishte hedhur në grevë urie, sepse kishte dashur të mbrohej vetë në procesin e parë gjyqësor, kurse gjykatësit përpiqeshin ta pengonin këtë, pasi qenë mbuluar për të disatën herë nga Shesheli me fjalë të rënda: "Po ta pengoni edhe më tej mbrojtjen time, atëherë mund ta hani vetë të gjithë menderin, që keni nxjerrë."

Aktpadija ndaj Sheshelit nuk ka ndryshuar

Në fund të fundit u desh të angazhohej një dhomë revizioni dhe ajo i dha të drejtë Sheshelit: Shesheli mund të mbronte vetveten, nëse ai sillej në mënyrë bashkëpunuese. Aktpadija nuk ka ndryshuar në këtë periudhë: 14 pika përmban ajo, dhe në të gjenden emrat e më shumë se 350 vetëve, të cilët kanë rënë viktimë e luftëtarëve të cetave të tij në konfliktin e Jugosllavisë. 250 vetë ata i kishin nxjerrë vetëm në fillim të luftës në Kroaci nga spitali i Vukovarit dhe i kishin vrarë në periferi të qytetit, thotë pala akuzuese.

Historia e një nacionalisti

Sheshelji, që me profesion është jurist, kishte rënë në sy si nacionalist serb që në Jugosllavinë socialiste dhe kishte bërë nga ky shkak në mes të viteve '90, 20 muaj burg. Shumë njerëz në Perëndim shihnin atëherë te Sheshelji një disident, dhe ndaj i kërkuan qeverisë së Beogradit lirimin e tij. Në vitin 1991, Sheshelji themeloi Partinë Radikale Serbe. Kur Sllovenia dhe Kroacia pak kohë më pas u shpallën të pavarura,ultranacionalisti mblodhi vullnetarë rreth vetes. Me ta ai themeloi një lëvizje të re çetnike- si jehonë e cetnikëve nacionalistë serbë, që luftuan në Luftën e Dytë Botërore kundër pushtimit gjerman, kundër fashistëve kroatë dhe më në fund edhe kundër partizanëve komunistë. Luftëtarët e çetave të Sheshelit i kryen në fillim të viteve '90 në Bosnjë dhe në Kroaci krimet e luftës, për të cilat ai ndodhet tani para Tribiunalit të Hagës për Krime Lifte.

Partia e Sheshelit më e madhja në parlamentin serb

Në vitin 2003, Shesheli u dorëzua vullnetarisht. Kandidat kryesor i partisë së tij ai mbeti edhe më tej- dhe kjo parti është bërë ndërkohë forca më e madhe politike në parlament. Në vitet e fundit, pas zgjedhjeve parlamentare ka pasur gjithnjë përplasje midis nacionalistëve të moderuar nga njëra anë dhe partive me orientim demokratik nga ana tjetër, të cilat morën fund, vetëm kur si mundësi kërcënuese doli në pah pjesëmarrja eventuale në një qeveri e Partisë Radikale. Para disa muajsh, mëkëmbësi i Sheshelit në Serbi, Tomislav Nikolic u bë madje për një kohë të shkurtër edhe president i Parlamentit të Serbisë, post, të cilin ai e dorëzoi vetëm pas një presioni të madh ndërkombëtar. Shesheli i përdori tri vitet e gjysmë në arrest, për të shkruar një një libër, i cili u botua para pak kohësh në Serbi.