1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rikandidimi i Köhler-it dhe dilema e socialdemokratëve

VFB22 Maj 2008

Në shtypin e së premtes gjen jehonë deklarata e presidentit gjerman Horst Köhler për të rikandiduar për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të 2009.

https://p.dw.com/p/E4ZE
Fotografi: dpa

Në të përditshmen "Ostsee Zeitung" të Rostokut komentohet: "Horst Köhler kandidon për një mandat të dytë presidencial, Me këtë ai nuk besafoi askënd. Gjithçka që ai ka thënë, madje edhe gjestet e mimika e tij kanë bërë të qartë, se ai e kryen me dëshirë detyrën. Ai ka gjetur mirënjohje pikërisht për mënyrën se si e kryen këtë detyrë, për kritikën që ka ushtruar ndaj politikës, për demaskimin e neglizhencës, si dhe për pyetjet që ai shtron mbi të ardhmen. Një njeri të tillë nuk duhet ta largosh pa qenë nevoja prej detyrës. As vet Köhler-i nuk e do këtë."



Gazeta "Osthüringer Zeitung" shkruan: "Köhler regjistron shifra popullariteti, për të cilat politikanët e tjerë vetëm ëndërrojnë. Ai ia ka arritur kësaj, sepse nuk ka ngurruar të flasë hapur duke kritikuar mangësitë në sistemin politik dhe duke kritikuar madje edhe ata që e propozuan për këtë post."



"Leipziger Volkszeitung" komenton mundësinë e futjes së Gesine Schwan

prej socialdemokratëve në garën për postin e presidentit: "Për zgjedhjen e Gesine Schwan socialdemokratët kanë nevojë për votat e partisë së majtë "die Linke". Katër muaj përpara zgjedhjeve parlamentare kjo do të shërbente si dëshmi. Nëse është fjala për pushtetin dhe kundër kampit konservator, koalicioni i socialdmeokratëve me të majtët është e keqja më e vogël. Të paktën kjo mund t´u krijojë qartësi zgjedhësve. Për kreun e socialdmeokratëve Kurt Beck ky është një hap i guximnshëm. Bashkë me të majtët dhe për hir të profilizmit të vet të influnecojë për moszgjedhjen e një presidenti me popullaritet, kjo mund të jetë një hipotekë e vështirë për të në luftën elektorale."


Një citat nga komenti i "Thüringer Allgemeine": "Vendimi nëse Gesine Schwan do të prezantohet si kundërkandidate është mjaft delikat për kryetarin e socialdemokratëve Kurt Beck. Natyrisht që ai nxitet prej simpatizantëve të vet që më në fund ta prezantojë partinë sërish si fituese. Shanset që ai jetë në avantazh kundrejt kristiandemokratëve dhe libealëve në zgjedhjet presidenciale janë të mira. Mazhoranca me një diferencë të ngushtë votash që ato kanë mund të zbehet edhe më shumë pas humbjeve që mund të pësojnë kristiansocialët në zgjedhjet parlamentare në Bavari. Në të kundërt socialdemokratëve për të fituar postin e presidentit u duhen votat e të majtëve. Me këtë Kurt Beck-u menjëherë do të hapte sërish plagët e zgjedhjeve në landin e Hesenit, ku socialdemokratët për të marrë pushtetin ishin gati të shkelnin premtimin elektoral dhe të bashkëpunonin me të majtët, e një gjë të tillë në nivel federate nuk e do askush."