1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rizbulimi i kulturës hebreje në Poloni

Rosalia Romaniec/Bahri Cani20 Gusht 2013

Me dekada të tëra ishte tabu, por tani po flitet gjithnjë e më shumë për trashëgiminë hebreje, në Poloni. Atje është hapur edhe një muze, kushtuar traditës dhe kulturës së tyre.

https://p.dw.com/p/19Smp
A Star of David is carved on gravestone at the Jewish Cemetery in Warsaw April 15, 2013. The 70th anniversary of the Warsaw Ghetto Uprising will be commemorated on April 19, 2013. Picture taken April 15, 2013. REUTERS/Kacper Pempel (POLAND - Tags: ANNIVERSARY POLITICS SOCIETY)
Polen Jahrestag 70 Jahre Aufstand im Warschauer Ghetto Spuren in WarschauFotografi: Reuters

Kjo është dëshmi më e fuqishme e rizbulimit të trashëgimisë kulturore hebreje: muzeu i historisë së hebrenjve polakë në Varshavë. Ky projekt mund të shihet edhe në faqet e internetit, kushtuar jetës në Shtetl.

Shtetl, kështu i kanë quajtur vetö hebrenjtë evropianolindorë në gjuhën e tyre, pjesët e qyteteve, ku kanë jetuar. Muzeu i prezanton në shtatë gjuhë të ndryshme vendet dhe gjurmët, ku kanë jetuar hebrenjtë. Ky ështö një thesar i vërtetë për historianët dhe për të gjithë ata, që kërkojnë rrënjët e tyre familjare.

"Neve na lajmërohen gjithnjë e më shumë njerëz nga Gjermania, të cilët nuk e njohin gjuhën polake, apo hebraike. Oferta jonë në gjuhët e tjera është për ta shumë e rëndësishme", thotë Zbigniev Stepinski, zövëndësdrejtor i Muzeut Historik të hebrenjve në Poloni.

Das Bild heißt: "The Black Wedding in the Cemetery in Opatów" gemalt: 1892 Rechte bei: Barbara Kirshenblatt-Gimblett Wir haben das Bild kostenfrei von dem Museum der Geschichte der Juden in Warschau bekommen. Bitte den Namen des Rechtegebers drauf.
Një martesë në vitin 1892-Para luftës së dytë botërore Polonia ishte e pausr me kulturë judaike.Fotografi: Barbara Kirshenblatt-Gimblett

Para Lufës së Dytë Botërore ka pasur në Poloni 1500 shtetle. Katarzyna Weintraub, publiciste nga Berlini ka hulumtuar funksionimin e tyre dhe ka shkruar një libër. "Shumica e hebrenjve kanë jetuar në grupe të mëdha, gjë që ka të bëjë edhe me shkaqet fetare. Për shekuj të tërë ata kanë kultivuar një kulturë dhe tradita të veçanta."

Kërkimi i gjurmëve

Chmielniku në jug të Polonisë ka qenë një shtetl tipik. Para Luftës së Dytë Botërore gati 80 % e 12.000 banorëve të atöhershëm kanë qenë hebrenj. Pas holokaustit, ky shtetl e ka humbur identitetin e vet. "Me 1942 erdhën gjermanët dhe i dërguan hebrenjtë në geto në Sandomierz. Mund të paramendosh se çfarë ndodh me një qytet, i cili brenda dy ditësh i humb më shumë se 80 % të banorëve", thotë Katarzyna Weintraub. Chmielniku nuk është këndellur nga këto pasoja deri më sot. Këto tragjedi kanë qenë tabu për një kohë shumë të gjatë.

Pas përfundimit të luftës shumica e 200.000 hebrenjve, që e kanë mbijetuar holokaustin kanë ikur nga Polonia. Shumica prej tyre kanë emigruar menjëherë pas vitit 1945, sepse antisemitizmi në Poloni ishte ende tepër i fuqishëm. Vala e fundit e madhe e emigrimeve ishte në vitin 1968. Pas një fushate të gjërë antihebreje të qeverisë së atëhershme komuniste, nga Polonia janë larguar rreth 30.000 hebrenj.

Ort: Chmielnik, Zeit 2013, Synagoge, Autor: Krzysztof Bielawski Die Bilder wurden uns vom Museum der Geschichte der Juden in Polen kostenfrei für diesen Artikel zur Verfügung gestellt. Nur im Zusammenhang mit der Berichterstattung über diesen Artikel zu verwenden.
Kultura judaike bëhet përsëri prezente, Sinanoga në Chmielnik në vitin 2013Fotografi: Krzysztof Bielawski

Antisemitizmi

Debati i hapur për të kaluarën dhe antisemitizmin ka filluar në fillim të viteve 90, pas rënies së komunizmit. Më pas u hap edhe debati për trashëgiminë kulturore dhe identitetin e hebrenjve. Kjo ka ndodhur edhe në Chmielnik, ku kultura dhe gjurmët hebreje tani sërish janë prezente. Kjo po ndodh edhe në qytetin Kielce, ku është hapur debati i gjërë për të kaluarën. Kielce është i njohur si vendi, ku pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ka ndodhur një prej pogromeve më të tmerrshme. Një grup njerëzish i ka vrarë brenda një dite 42 persona dhe i ka plagosur me qindra të tjerë. Nëntë sulmues janë dönuar me vdekje, por për vetö ngjarjet nuk është folur me dekada të tëra. Kur Bogdan Białek filloi të fliste për këto ngjarje, në fillim të viteve 90-të, ai u përball me një rezistencë të madhe. Por të dhënat, që ai bëri publike në "Gazeta Wyborcza", hapën një debat të gjërë.

Białek dhe redaksia e tij u kërcënuan me vdekje, por nuk hoqën dorë nga bërja publike e të dhënave për pogromin. Sot më shumë se 20 vjet më vonë nga këto ngjarje ai pohon se vendimet e tij kanë qenë me vend, sepse në këtë qytet ka tani edhe përmendore të hebrenjve, një fondacion, iniciativa për shkëmbimin e të rinjve etj. Por për ringjalljen e jetës hebreje në këtë qytet është tepër vonë, sepse këtu mungojnë hebrenjtë.

Bildnummer: 59517430 Datum: 14.04.2013 Copyright: imago/Eastnews The Monument to the Ghetto Heroes on April 14, 2013. The Monument is commemorating the Warsaw Ghetto Uprising of 1943 during the Second World War. It is located opposite the Museum of the History of Polish Jews, in the area formerly part of the Warsaw Ghetto, at the spot where the first armed clash of the uprising took place. EN_01078537_0017 PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Gesellschaft Denkmal Mahnmal x0x xkg 2013 quer 59517430 Date 14 04 2013 Copyright Imago The Monument to The Ghetto Heroes ON April 14 2013 The Monument IS Commemorating Ting The Warsaw Ghetto Uprising of 1943 during The Second World was IT IS Located opposite The Museum of The History of Polish Jews in The Area formerly Part of The Warsaw Ghetto AT The Spot Where The First Armed Clash of The Uprising took Place PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Society Monument Memorial x0x xkg 2013 horizontal
Monumenti i kryengritësve të getos së Varshavës, për kohë të gjatë i vetmi kujtim i historisë hebrejeFotografi: Imago/Eastnews

Kanë mbetur vetëm disa persona, që sot jetojnë në Kielce. Por as ata nuk u përmbahen traditave të këtij populli. Trashëgimia e dikurshme kulturore është zhdukur përgjithmonë", thotë ai.

Tradita ka më shumë në qytetet e mëdha

Situata është më e mirë në qytetet e mëdha, ku shoqatat e hebrenjve prap po rriten. Për shembull në Varshavë. Zbigniev Stępiński thotë se gjithnjë e më shumë hebrenj po u kthehen rrënjëve dhe traditave të tyre. "Ata po shkojnë në sinagoga, fëmijët e tyre shkojnë në gjimnaze hebreje, mësojnë gjuhën e tyre. Njeriu e sheh se tradita e tyre familjare është rikthyer dhe ata e kultivojnë atö“, thotë Stępiński.

Muzeu i tij e ka edhe një domethënie të madhe simbolike. Ai gjendet në një shesh të madh, në një zonë punëtorësh, në Muranóv. Para Luftës së Dytë Botërore këtu kanë jetuar 350.000 banorë, kryesisht hebrenj. Këtë vend okupatorët gjermanë e kanë rrethuar dhe në vitin 1940 e kanë shndërruar në një geto. Në vitet 50-të u krijua këtu një zonë punëtorësh, ndërsa nga e kaluara hebreje kishin mbetur vetëm dy gjurmë: përmendorja e kryengritësve në një geto të Varshavës dhe një shesh, ku zhvillohej shfarosja e hebrenjve. Ndërsa sot ka dhe disa simbole të tjera: një përkujtimore, rrugë për shëtitje, libra hebrej, sinagoga dhe një muze.

Të mbijetuarit e holokaustit kanë pritur shumë gjatë, që gjërat të ndryshojnë. Krystyna Budnicka gëzohet për faktin se historia hebreje nuk mbështetet vetëm tek holokausti, por edhe tek tradita mijëvjeçare të këtij populli.

Krystyna Budnicka blickt aus dem Fenster auf das Gelände, an dem sich früher das jüdische Viertel von Warschau befand. Ort: Warschau Zeit: 28.03.2013 DW/Rosalia Romaniec, Polnisch
Krystyna Budnicka është e këaqur, që tani ka një muze,që kujton historinë e hebrejveFotografi: DW/R. Romaniec

"Njerëzit duhet ta dinë se kultura polake dhe hebreje janë të ndërlidhura shumë mes vete. Sot dihet shumë pak për faktin se njerëz shumë të shquar të Polonisë: autorë, shkrimtarë, kompozitorë dhe shkencëtarë të ndryshëm kanë qenë me origjinë hebreje", thotë ajo. Budnicka dhe shumë të tjerë shpresojnë se këto gjëra nuk do të harrohen, pavarësisht faktit se debatet për këto çështje mund të jenë shumë të dhimbshme.