1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

311207 kenia unruhen

Marc Engelhardt1 Janar 2008

Pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në Kenia gjatë konfrontimeve midis demonstruesve dhe policisë janë vrarë dhjetëra vetë.

https://p.dw.com/p/CiZa
Protesta të dhunshme pas fitores së Kibakit në KeniaFotografi: AP

Pas fitores së diskutueshme të presidentit Mwai Kibaki në shumë pjesë të Kenias pati protesta të dhunshme. Numri i pakonfirmuar i të vrarëve rritej pothuajse nga ora në orë. Vetëm gjatë natës duke u gdhirë e hëna policët thonë se kanë çuar në morgun e Kisumu-t 50 kufoma. Siç u tha, pothuajse të gjithë ishin vrarë me armë zjarri.

Unruhen nach Wahlen in Kenia Polizei und Demonstranten in Nairobi
Përleshje mes policisë dhe demonstruesve në Nairobi.Fotografi: AP

Qoftë në qytetin-port Mombasa, në kryeqytetin Nairobi apo në qytete të tjera në perëndim: Prej gjithandej njoftuan për trazira. Shumë sulme drejtoheshin kundër popullsisë kikuyu, së cilës i përket edhe presidenti Kibaki. Por ndërprerja e plotë e komunikimit prej qeverisë e bënte të vështirë sigurimin e një tabloje të hollësishme të gjendjes.

Mbajtësi i postit Mwai Kibaki u shpall të dielën fitues dhe bëri menjëherë betimin për një mandat të dytë. Sfiduesi Raila Odinga e refuzoi rezultatin e zgjedhjeve si të manipuluar. Edhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian folën për një rezultat jo të besueshëm.

Odinga e akuzon Kibakin për manupulim masiv të zgjedhjeve

Odinga u bëri thirrje përkrahësve të vet, të ruanin qetësinë. Për trazirat në vend ai bëri përgjegjëse qeverinë: 'Në shumë raste është kështu: Nuk janë zgjedhësit e mashtruar, por është qeveria, që dërgon forcat e saj të sigurisë nëpër vend, për të provokuar dhe për të vrarë arbitrarisht njerëz. Prandaj bëjmë thirrje për protesta paqësore masive në gjithë vendin.'

Një miting i planifikuar për dje pasdite, gjatë të cilit Odinga do të shpallej kundër-president, u anulua. Në vend të kësaj Odinga bëri thirrje për një ceremoni funebër për të enjten, ku ai pret të vijnë një milionë pjesëmarrës.

Që rezultati zgjedhor i shpallur të dielën në kushte kaotike në favor të Kibakit është manipuluar, për këtë nuk ka më dyshime. Edhe kreu i vëzhguesve zgjedhorë të Bashkimit Evropian konti Lambsdorff raportoi për dokumenta të manipuluara.