1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deutschland Wirtschaft Konjunktur

15 Tetor 2010

Ekonomia gjermane po rimëkëmbet. Ky është rezultati i prognozës së vjeshtës së 5 instituteve gjermane. Këtë rradhë ekspertët janë të bindur se viti i ardhshëm do të jetë shumë i mbarë për ekonominë gjermane.

https://p.dw.com/p/Peny
Ekonomia gjermane po rimëkëmbet
Ekonomia gjermane po rimëkëmbetFotografi: picture-alliance/ dpa

Nën 3 milionë të papunë do të ketë në Gjermani deri në mes të vitit 2011. Më pak se gjatë 20 viteve të fundit dhe kjo në kulm të krizës ekonomike. Institutet hulumtuese llogarisin se prodhimi i brendshëm bruto real do të të rritet gjatë këtij viti në 3,5 përqind. Në pranverë ata kishin llogaritur vetëm me 1,5 përqind rritje. Pra në vitin 2011 do të jenë 2 përqind më shumë. Fatë kësaj rritjeje ekonomike edhe tregu gjerman i punës do të përfitojë.

Ekspertët janë të bindur se viti i ardhshëm do të jetë shumë i mbarë për ekonominë gjermane
Ekspertët janë të bindur se viti i ardhshëm do të jetë shumë i mbarë për ekonominë gjermaneFotografi: picture alliance / dpa

Por Kai Carstensen, i institutit Ifo në Mynhi paralajmëron: "Tani vetëm kërkesat e brendshme do ta përcaktojnë tempon e zhvillimit konjunkturor. Efekt mbështetës është se kushtet për kornizat monetare këtu janë shumë të arsyeshme dhe stimulojnë kështu fuqinë blerëse falë situatës ende shumë pozitive në tregun e punës."

Kriza nuk ka përfunduar

Kushtet e arsyeshme monetare - pra në rradhë të parë kreditë me kushte të favorshme - do të ekzistojnë edhe disa kohë. Sidoqoftë Carstens thekson se prognoza e parashjikuar është e lidhur me disa risqe: "Mundësia që SHBA-s të pësojnë sërish një recesion është shumë e madhe. Nga ana tjetër Kina mund të përjetojë përmirësimin e tregut të imobiljeve atje. Edhe kriza financiare e zonës së euros nuk ka përfunduar ende. Dhe së fundi kemi parë të gjithë sa i lëkundshëm është tregu i këmbimit të devizave. Në rast se kjo situatë do të vazhdojë, atëherë edhe eksportet gjermane do të bllokohen."

Sidomos SHBA-s i preokupojnë ende ekspertët gjermanë të ekonomisë. Jochen Hartëig nga qendra për studimin e konjunkturës në Zyrih shpjegon: "Problemet strukturore që shkaktoi kriza financiare nuk janë tejkaluar ende. Në SHBA-s borxhet e personave privatë janë ende shumë të larta. Sektori i imobiljeve ka rënë dukshëm dhe edhe sektori i financave nuk e ka marrë ende veten plotësisht."

Prognoza ekonomike për Gjermaninë
Prognoza ekonomike për Gjermaninë

Në rrugën e shplodhjes ekonomike

Ekspertët mendojnë se rritja e taksave në Gjermani do të ketë si efekt që defiçiti shtetëror të mbetet për këtë vit në Gjermani 3,8 përqind. Ndonëse politika e hekurt e kursimeve në Gjermani është komentuar në mënyrë negative jashtë vendit, ekspertët gjermanë e mbrojnë atë: "Sepse gjatë krizës ekonomike dhe financiare u bë e qartë se vetëm shtetet që kanë një bazë të fuqishme dhe solide ekonomike mund të përballojnë shoke të tillë."

Në rast se gjithçka mbetet si tani, ekspertët mendojnë se Gjermania ndodhet në rrugën e shplodhjes ekonomike. Që në vitin 2013, madje ndoshta dhe në 2012 ekonomia do të jetë në atë nivel që ishte para krizës finacniare mbarëbotërore. Por borxhet shtetërore gjermane do të jenë më të larta se kurrë.

Autor: Peter Stützle/ Sonila Sand

Redaktoi: Aida Cama