1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrogat e deputetëve gjermanë

Bernd Gräßler 4 Prill 2013

Ky propozim vjen nga një komision ekspertësh për t'i dhënë fund diskutimit publik në lidhje me mentalitetin se deputetët synojnë të përfitojnë për vete.

https://p.dw.com/p/188vy
Fotografi: DW/K. A. Scholz

Gjykata Kushtetuese Federale vendosi në vitin 1975 që anëtarët e parlamentit duhet t'i vendosin vetë rrogat e tyre. Në shikim të parë kjo dukej si një ftesë për vetëshërbim dhe përfitim, por gjykatësit vendosën që përcaktimi i rrogave të bëhej "para syve të publikut".

Që nga kjo kohë përfaqësuesit e popullit gjenden në një dilemë: sa shpesh dhe sa shumë duhet t'i ngrenë rrogat e tyre pa krijat përshtypjen se janë të pacipë?

Një komision ekspertësh propozon që deputetët të kenë rrogë po aq të lartë sa anëtarët e gjykatave të larta federale në Gjermani dhe për to të mos diskutohet më në parlament. Po ashtu edhe që rrogat e deputetëve të përshtaten çdo vit më 1 korrik, si edhe rrogat e punëmarrësve të tjerë.

Karin Binder
Deputetja Karin Binder: Rritja e rrogave nuk është e justifikuarFotografi: karin-binder.de

Presidenti i Bundestagu Norbert Lammert (CDU) do ta zbatojë këtë gjë brenda kësaj legjislature. Por nëse parlamentarët do ta bëjnë një gjë të tilla pikërisht tani në mes të fushatës zgjedhore, kjo është shumë e diskutueshme. Në rast se do të miratohet një gjë e tillë 600 deputetët gjermanë do të marrin edhe 300 euro me tepër në muaj dhe kjo është ngritja e tretë që nga fillimi i vitit 2012.

Një numër deputetësh të Partisë së Majtë kanë sinjalizuar tashmë se do të votojnë kundër çdo rritjeje të rrogave për deputetët.

Një nga ata është edhe deputetja Karin Binder, cila mendon se rritja e rrogave nuk është e justifikuar. Binder si dhe të 75 deputetët e Partisë së Majtë në Bundestag i dhurojnë që nga viti 2009 demonstrativisht çdo rritje të rrogave për projekte sociale.

Problem sipas ekspertëve nuk është rritja e rrogës, por se sa fitojnë deputetët nga punët e dyta dhe të treta që bëjnë krahas mandatit që kanl si deputetë. Deputeti Florian Pronold (SPD) praktikon tashmë transparencë në këtë drejtim duke treguar sa fiton nga të tilla punë në faqen e tij në internet.

Florian Pronold SPD
Florian PronoldFotografi: picture-alliance/dpa

Andreas Peichel nga Instituti për të Ardhmen e Punës (IZA) ka bërë me dy kolegë një studim. Sipas tij ka deputetë që gjatë kohës që kanë qenë deputetë kanë pasur edhe 150 raste si avokatë dhe në këtë rast shtrohet pyetja nëse kanë kohë për të përmbushur detyrat si deputetë.