1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sondazh në Rusi

12 Prill 2012

Protestat rreth zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale kanë lënë mbresa tek rusët. Ato kanë qenë më shumë se flakë në kashtë. Këtë e tregon një studim i Deutsche Welles për Rusinë.

https://p.dw.com/p/14blz
Demostrata në Moskë ditën e protestave
Demostrata në Moskë ditën e protestaveFotografi: dapd

Një pjesë e madhe e qytetarëve rusë (89 përqind) ka dëgjuar në protestat kundër fallsifikimit të zgjedhjeve kërkesat për më shumë demokraci. Këtë e tregon studimi i Deutsche Welles, për tendecat në muajin prill në Rusi. Për këtë zyra ukrainase e Institutit për studimin e pikëmamjeve IFAK, ka pyetur e ngarkuar nga Deutsche Welle në gjithë Rusinë rreth 1 000 persona të moshës nga 18 deri 65 vjeç.

Lëvizja e protestës vetë ka hasur në përkrahje të gjerë dhe nuk preferohet vetëm prej një pjese të vogël të popullsisë, siç pretendojnë përfaqësuesit e Kremlinit. Kështu për shembull, 32 përqind e rusëve kanë përkrahur protestat. Vetëm 44 përqind nuk i pranojnë ato në mënyrë kategorike. Në këtë mënyrë as përkrahësit as kundërshtarët e lëvizjes së protestës nuk përbëjnë shumicën absolute të popullsisë. Rreth një e katërta e të pyeturve (24 përqind) janë të pavendosur, sa i takon aksionit të protesës.

Rezultatet e sondazhit në Rusi
Rezultatet e sondazhit në Rusi

Përveç kësaj studimi i Deutsche Welles, tregon së protesta nuk është një fenomen që ka lidhje me të rinjtë. Përkrahja e protestës nga 18 deri 29 vjeçarët është me 37 përqind më e larta. Por edhe në pjesën tjetër më të moshuar të popullsisë 30 përqind e personave flasin pro protestave. Ndryshimet janë pra të vogla. Prandaj protestat nuk mund të shihen si konflikt brezash, por si një fenomen i përgjithshëm rus.

Të pyetur nëse protestat do të ndryshojnë në mënyrë të qëndrueshme shoqërinë ruse dhe do të ndikojnë në të ardhmen, rreth 36 përqind e të pyeturve thanë se protestat nuk janë flak kashte dhe se ato do të çojnë në ndryshime të qëndrueshme të shoqërisë rusë. Gjysma e tyre, 50 përqind besojnë se protestat nuk do të kenë ndikime.

Rezultatet e sondazhit në Rusi
Rezultatet e sondazhit në Rusi

Kurse sa i përket dialogut të mundshëm midis përfaqësuesve të lëvizjes së protestës dhe presidentit të zgjedhur Vladimir Putin, sundon një mendim i qartë. Shumica e të pyeturve përkrahin një dialog të tillë. Vetëm 18 përqind nuk janë për bisedime midis Kremlinit dhe protestuesve. Kjo tregon shancet e një mirëkuptimi që përfshin gjithë kampet në Rusi. Duket se sipas mendimit të rusëve koha e stilit pa kompromis dhe autoritar të qeverisjes ka kaluar.

Rezultatet e sondazhit në Rusi
Rezultatet e sondazhit në Rusi

Megjithatë vazhdon të mungojë një baza shoqërore solide për ndërtimin e një infrastrukture opozitare. Vetëm 13 përqind e të pyeturve pranojnë se do të angazhohen në të ardhmen më shumë politikisht. 80 përqind nuk duan të angazhohen. Kjo shifër e lartë tregon se shoqëria civile në Rusi ka bazë shumë të dobët.

Rezultatet e sondazhit në Rusi
Rezultatet e sondazhit në Rusi

Autor: Sergey Govoruha / Markian Ostaptschuk

Redaktoi: Aida Cama