1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusët shpresojnë të fitojë Obama

Roman Goncharenko/Pandeli Pani6 Nëntor 2012

Nëse fiton Obama, Rusia shpreson të arrijë një marrëveshje për sistemin e mbrojtjes kundër raketave në Evropë. Romney tha se Rusia është "kundërshtari numër një gjeopolitik i Amerikës."

https://p.dw.com/p/16dHc

Në rast se Putini do të kishte të drejtë të votonte në zgjedhjet në SHBA më 6 nëntor 2012, atëherë Kremlini do të votonte për Obamën. Nëse fiton Obama, Rusia shpreson se do të arrijë një marrëveshje në lidhje me sistemin e mbrojtjes kundër raketave në Evropë. Kurse Romney tha se me të një gjë të tillë nuk do të ketë, sepse sipas tij Rusia është "kundërshtari numër një gjeopolitik i Amerikës."

Vladimir Putin nuk është i njohur si dikush që lëvdon Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më shpesh nga Moska dëgjohen kritika. Por në një intervistë televizive në shtator 2012 shefi Kremlinit zgjodhi fjalë miqësore, kur foli për kolegun e tij në Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama: "Unë mendoj se ai është njeri i sinqertë dhe vërtetë dëshiron të ndryshojë shumë gjëra për të mirë"

U.S. President Barack Obama (R) meets with Russia's President Vladimir Putin in Los Cabos, Mexico, June 18, 2012. The leaders are in Los Cabos to attend the G20 summit. REUTERS/Jason Reed (MEXICO - Tags: POLITICS)
Fotografi: Reuters

Nën Obamën marrëdhëniet ruso-amerikane kanë ndryshuar për mirë, tha Putini. Ai vlerësoi marrëveshjen e vitit 2010 mbi çarmatimin bërthamor dhe mbështetjen e Uashingtonit për pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në vitin 2012. Sipas Putinit, Obama është një partner i cili do t'i "zgjidhë problemet me ndershmëri". Për drejtorin e Qendrës Karnegi të Moskës Dmitri Trenin është e qartë: Në rast se Putini do të kishte të drejtë të votonte në zgjedhjet në SHBA më 6 nëntor 2012, atëherë Kremlini do të votonte për Obamën."

Simpati për Obamën

Edhe më qartë se Putini u shpreh paraardhësi i tij, Dmitri Medvedev. Ai ka "simpati" për Obaman dhe shpreson se ky do ta vazhdojë punën e tij, tha Medvedev, kur ishte ende kryetar i Kremlinit.

Ashtu si Putini dhe Medvedevi mendojnë edhe shumë rusë. Kjo rezultoi në anketën aktuale DW-Trend. 38 për qind e të anketuarve besojnë se përfaqësuesi i Partisë Demokrate, Obama do të ishte si president më mirë për Rusinë. Vetëm katër përqind e thanë këtë në lidhje me sfidantin republikan Mitt Romney.

Fillimi i ri, provuar dhe dështuar

Si pozitive konsiderohet që Obama kishte provuar një "fillim të ri" të marrëdhënieve me Rusinë. Ndryshe nga paraardhësi i tij George Bush, ai ju shmang kritikave të mprehta ndaj Moskës. Rusia është partner, nuk është kundërshtar, kështu qe mesazhi i Obamës. Ai hoqi dorë nga planet e administratës Bush për anëtarësimin e shpejtë në NATO të ish-republikave sovjetike të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, që Moska i kritikonte. Por gjithashtu edhe Moska i lejoi Uashingtonit të përdorë territorin rus për të furnizuar trupat e NATO-s në Afganistan.

Por "fillimi i ri" nuk konsiderohet tani vetëm prej ekspertëve në Moskë si i dështuar. Edhe 40 për qind e rusëve mendojnë se me Obamën marrëdhëniet ruso-amerikane janë përkeqësuar. Vetëm 23 për qind shohin një përmirësim të marrëdhënieve.

Sidomos në parketin ndërkombëtar ka pozicione të kundërta, si në rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Libi apo në lidhje me rezolutat e KS për Sirinë. Edhe programi amerikan i ndihmave USAID u detyrua ta ndërpresë punën e tij më 1 tetor 2012 në Rusi, sepse autoritetet vendase nuk ja zgjatën lejen.

Pasoja katastrofale po fitoi Romney?

Nëse fiton Obama, Rusia shpreson se do të arrijë një marrëveshje në lidhje me sistemin e mbrojtjes kundër raketave në Evropë. Kurse Romney tha se me të një gjë të tillë nuk do të ketë, sepse sipas tij Rusia është "kundërshtari numër një gjeopolitik i Amerikës."

Në Rusi, këto deklarata nuk kanë kaluar pa u vënë re. Fitorja Romney do të ketë "pasoja katastrofale" për marrëdhëniet SHBA-Rusi, thotë Sergei Rogov, një ndër ekspertët më në zë për SHBA në Moskë. Kurse Dmitri Trenin i Qendrës Carnegie mendon se Romni mund të jetë një partner më i vështirë për Moskën se sa Obama, por veprimet e tij nuk do të jetë aq radikale sa mund të duket në këtë moment. Si president, Romni do të jetë e detyruar të veprojë ndryshe, tha eksperti. Dhe një ndryshim i qëndrimeve të republikanit është mjaft i mundshëm.