1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Russland Eurasische Union

20 Dhjetor 2011

20 vjet pas shpërbërjes së BS Rusia ka nisur një projekt integrimi së bashku me dy ish republika sovjetike. Bashkimit Euroaziatik do t'i shërbejë si model Bashkimi Evropian. Por a mund të realizohen planet e Moskës?

https://p.dw.com/p/13W4I
Krerët e Unionit Euroaziatik Lukashenko, Medvedev, Nasarbajev
Krerët e Unionit Euroaziatik Lukashenko, Medvedev, NasarbajevFotografi: dapd

Rusia aktualisht po krijon një aleancë të re me ish republikat sovjetike. Projekti i integrimit quhet "Bashkimi Euroaziatik" dhe duhet të funksionojë sipas modelit të Bashkimit Evropian. Si vende themeluese veprojnë Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani, presidentët dhe kryeministrat e të cilave u takuan të hënën (19.12.) në Moskë.

BE shërben si orientim për Unionin Euroaziatik
BE shërben si orientim për Unionin EuroaziatikFotografi: DW

Një Bashkim Euro-Aziatik konsiderohet si një çështje me prioritet të madh për kryeministrin aktual rus dhe kandidatin e për zgjedhjet e ardhshme presidenciale Vladimir Putin. Nuk bëhët fjalë për rikthimin, apo imitimin e Bashkimit Sovjetik, shkruante ai në tetor 2011 në një artikull të botuar në gazetën Izvestia. Propozimi i Putinit: "Modeli i një bashkimi të ri të fortë mbinacional, i cili mund të bëhet një nga polet e botës moderne dhe mund të luajë rolin e një 'lidhjeje' efektive mes Evropës dhe rajonit dinamik të Azi-Paqësorit." Rusia angazhohet në radhë të parë tek këto vende me ofertën për përfitime ekonomike, siç është gazi me çmim të lirë.

Integrim i ri i vjetër

Propozimet e Putinit nuk janë të reja. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ka pasur disa përpjekje për të ruajtur lidhjet në mes të ish republikave sovjetike. Shembulli më i njohur është Bashkësia e Shteteve të Pavarura (GUS), e themeluar në dhjetor të vitit 1991. Vëzhguesit besojnë ndërkohë se ky bashkim tani ka dështuar. Megjithatë ai shërben ende si platformë për takimet e krerëve të shteteve, si tani takimi më 20 dhjetor në Moskë. Kritikët ankohen megjithatë, se GUS nuk mund të tregojë ndonjë sukses të rëndësishëm në fushën e integrimit. Këtu duhet bërë një përjashtim, kur flitet për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, të nënshkruar në tetor të vitit 2011 nga tetë shtete. Në zgjidhjen e konflikteve politike GUS është treguar si joefektive, ky është mendimi, që dominon tek ekspertët. Lufta ruso-gjeorgjiane në vitin 2008 nuk u arrit të evitohet nga kjo organizatë. Pastaj Gjeorgjia u largua nga GUS-i.

Po ashtu më shumë në letër se sa në praktikë nga viti 2003 ekzsiton edhe ideja për një hapësirë të përbashkët ekonomike (ëR) në mes të tri republikave sllave Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës dhe Kazakistanit në Azinë Qendrore. Tani kjo oranizatë duhet të rigjallërohet, por me sa duket pa Ukrainën, e cila në vend të kësaj angazhohet për një integrim në Bashkimin Evropian.

Evropa si model?

Vladimir Putin për uljen e çmimit të gazit
Vladimir Putin për uljen e çmimit të gazitFotografi: dapd

Më 1 Janar 2012 në fuqi hyn një rregull i ri për hapësirën e përbashkët ekonomike mes Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Të tre vendet kanë formuar qysh në vitin 2007 një bashkim doganor. Si synim përfundimtar është krijimi i një Bashkimi Euro-Aziatik. Krijimi i këtij uninoni mund të arrihet deri në vitin 2015, mendon kryeministri rus, Vladimir Putin.

Si model shërben Bashkimi Evropian. Kjo fillon që nga emri: këtu një Bashkim Evropian atje një Bashkim Euroaziatik. Si një organ rregulllativ mbikombëtar duhet të veprojë "Komisioni Ekonomik Euroaziatik", gjë që të kujton Komisionin e BE-së në Bruksel dhe do të fillojë punën e tij në janar të vitit 2012. Ish kryetari i parlamentit rus, Boris Gryzlov, e ka ndërmend që tani parlamentin Euroaziatik. Nuk është përjashtuar as futja e një monedhe të përbashkët. Por çështja më e rëndësishme në këtë aleancë duhet të jetë parimi i barazisë, theksojnë politikanët rusë.

A mund të arrihet kjo?

Hedhim një vështrim të shpejtë në të tre vendet themeluese: në Rusinë e Vladimir Putinit sapo janë falsifikuar zgjedhet parlamentare. Dhjetëra mjëra vetë dolën në rrugë në shenjë proteste. Bjellorusi Lukashenko konsiderohet si "diktatori i fundit i Evropës" dhe përballet me sanksione gjithnjë e më të ashpra të Bashkimit Evropian. Dhe presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, i cili sundon në Republikën e Azisë Qendrore qe 20 vjet, me sa duket po bëhet gjthnjë e më i popullarizuar dhe po kthehet në kult në këtë vend. Në fillim të dhjetor 2011 71-vjeçari u shpall nga Kuvendi "Hero i Populllit."

Me siguri që Bashkimi Euroaziatik nuk do të jetë një "BE-Lindje", mendon Gerhard Simon nga Universiteti i Këlnit. Për një barazi si në Evropë as që mund të flitet, thotë eksperti i Evropës Lindore. "Për mua është e paparafytyrueshme që klasa politike ruse të jetë e gatshme, që t'i japë Kirgizisë të drejtën për marrjen e vendimeve politiko-ekonomike, të cilat për Rusinë do të ishin të detyrueshme", thotë Simon. Ai nuk beson po ashtu, që në "Bashkimin Euroaziatik" bëhet fjalë vetëm për ekonominë.

Autor: Roman Goncharenko / Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica