1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020409 G20 Gipfel Europa

3 Prill 2009

Kryesisht evropianët mund të kënaqen me rezultatet e samitit të G-20-ës. Merkel dhe Sarkozi kishin bërë të qartë që më parë se kërkojnë “një arkitekturë të re financiare”.

https://p.dw.com/p/HPXN
Pamje simbolike - EU dhe G-20
Evropianët të kënaqur me rezultatet e Samitit të G-20 në LondërFotografi: DW/AP/dpa

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të Grupit G-20 i dhanë fund takimit të nivelit të lartë të enjten pasdite. Më një arkitekturë te re financiare globale ata dëshirojnë të arrijnë daljen nga kriza më e rëndë ekonomike, qysh prej Luftës së Dytë Botërore.


Për evropianët ishte një samit i mirë. Më shumë rregulla, kontrolle dhe reforma institucionale do të bëjnë ata për zhvillimin e ekonomisë botërore, në vend të paketave të reja koniunkturore. Dhe ata ia arritën kësaj.

Merkel dhe Braun në Londër
Kryeministri britanik Gordon Braun bëri në përfundim të samitit një bilanac pozitiv.Fotografi: AP

Kryeministri britanik Gordon Braun bëri në përfundim të samitit një bilanac pozitiv: “Kjo është një ditë ku bota është bashkuar për të luftuar kundër recesionit global. Jo vetëm me fjalë, por me një plan dhe me reforma, për rimëkëmbjen e ekonomisë në mbarë botën.“

Në shifra kjo do të thotë që G20 jep më shumë se një bilionë dollarë për përballimin e krizës së rëndë ekonomike, në vendet e varfëra dhe tregun botëror.

G20 ra dakord që të trefishohen fondet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për të ndihmuar ekonomitë në vështirësi, FMN do të marrë rreth 750 miliardë dollarë më shumë. Vendet e G20-s u zotuan të japin 250 miliardë dollarë për t'i dhënë shtysë tregtisë botërore.

Braun tha më tej se sekretet bankare të së kaluarës duhet të marrin fund dhe duhet të ndërmerren masa kundër vendeve që janë kthyer në oaze taksash ose ku nuk respektohen standartet e reja të transparencës.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të Grupit G-20.
Kryetarët e shteteve dhe qeverive të Grupit G-20 i dhanë fund takimit të nivelit të lartë të enjten pasdite, më 2 prill 2009Fotografi: AP

Edhe kancelarja Angela Merkel, u shpreh e kënaqur me rezultatet e samitit: “Ne kemi rënë dakort që të ndërtojmë një arkitekturë të qartë të tregut financiar. Në këtë dokument, të miratuar nga kryetarët e shteteve dhe qeverive, ne kemi përfshirë pika të rëndësishme, para së gjithash ne kemi përcaktuar edhe një herë në një formë më të detajuar detyrimet që kanë vende të veçanta për t`i përmbushur këto pika“.

Presidenti Obama tha se është i kënaqur me rezultatet e takimit të tij të parë në nivel ndërkombëtar. Ai tha se takimi ishte produktiv dhe parashikon, që ai të shënojë një pikë kthese në procesin e rimëkëmbjes së ekonomisë globale.

“Në qoftëse dikush sheh rezultatet, mund të thotë që ato janë ambicioze ashtu siç pritej," tha Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso. Për BE-në është po ashtu e rëndësishme që shefat e G-20 bënë një deklaratë të qartë për proteksionizmi dhe njohën me principet e tregut të hapur.

Autor: Suzane Henn / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama