1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti BE - Rusi: Partnerë me probleme, por edhe në dialog

15 Dhjetor 2011

Kriza e borxheve në zonën e euros është tema qendrore e një takimi dyditor të nivelit të lartë BE- Rusi, në të cilin merr pjesë edhe presidenti rus, Dmitri Medvedev, por edhe marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

https://p.dw.com/p/13TRG
Samiti BE-Rusi
Samiti BE-RusiFotografi: picture-alliance/dpa

Para fillimit të takimit në Bruksel, Moska kishte sinjalizuar gatishmërinë që të marrë pjesë me dhjetë miliardë euro në forcimin e paketës për shpëtimin e euros. Me këtë ndihmë, Rusia jep një sinjal pozitiv që mund të të ndikojë që marrëdhëniet e tensionuara mes dy partnerëve të kalojnë një fazë çlirimi. Brukseli shpreson tek ndihma ruse, dhe kjo do të jetë një temë qendrore në diskutim.

Nga rrethet diplomatike të BE-së u mësua se edhe çështjet e tregtisë do të jenë në qendër të samitit BE-Rusi. Bashkimi Europian është tregu më i rëndësishëm për mallrat ruse, ndërkohë që Rusia është partneri i tretë më i madh i BE-së. BE dhe Rusia kanë edhe një temë për të debatuar. Ngritja e gazsjellësve të rinj nga BE-ja, të cilat Rusia i sheh me dyshim. BE i ka bërë të qartë Rusisë të mos përdorë më "tonet armiqësore" dhe akuzat se BE po shkel marrëveshjet ndërkombëtare me gazsjellësit e rinj. Sipas Rusisë, BE po negocion me Azerbajxhanin dhen Turkmenistanin për gazsjellësin e ri për sjelljn e gazit kaspik në Europë.

Rusia ka interes për vizat

Nga pala ruse çështje e rëndësishme është heqja e detyrimeve të vizave. Medvedev dhe presidenti i BE-së Herman Van Rompuy si edhe presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso duan të bien dakord për kryerjen e hapave përgatitorë. Në këtë kuadër kërkohet futja e pashaportave biometrike dhe dokumentave me siguri të lartë ndaj fallsifikimit. Medvedev dëshiron heqjen e vizave për udhëtimet turistike dhe ato të biznesit.

Pritet që temat e diskutueshme të mbeten jashtë diskutimeve, si për shembull gjendja në Gjeorgji dhe Libi, si dhe sjellja e komunitetit ndërkombëtar duke patur parasysh dhunën shtetërore kundër opozitës në Siri. Por edhe zgjedhjet në Rusi, mund të sjellin lëndë eksplozive në takim. Rusia ndodhet në pozicion defensiv pas protestave të fundit.

Në samit marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton.

Autor: dpa, rtr/Arapi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora