1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Saranda dhe Vlora po përgatiten për fillimin e sezonit të ri turistik

Odise Kote / Gjirokastër10 Mars 2008

Investime të rëndësishme në infrastrukturë, në fushën e hotelerisë por edhe të menaxhimit e alternimit me resurset kulturore e arkeologjike pritet t`i japin hov kësaj dege prioritare të zhvillimit të ekonomisë shqiptare.

https://p.dw.com/p/DLuX
Fotografi: DW

Një vit më parë ky rajon shënoi një numër rekord frekuentuesish vendas
e të huaj, sukses që pritet të çohet më tej gjatë sezonit të ri pushues.

Dy qytetet më të rëndësishme të turizmit shqiptar, Vlora dhe Saranda, po punojnë intensivisht për t’ju
përgjigjur standarteve dhe nivelit të lartë të pushuesve gjatë sezonit turistik 2008. Investimet, infrastruktura dhe performanca e krejt rajonit dhe bregdetit po ndryshojnë me shpejtësi sipas një master-plani urban të mirëstudiuar, duke përfshirë jo
vetëm resurset turistike, hotelerinë por edhe objektet arkeologjike e kulturore. Veçanërisht po investohet
fuqishëm në infrastrukturën rrugore që lidh këto zona me pjesën veriore të Greqisë dhe portet e Italisë së jugut. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika beson se bregdeti vlonjat gjatë këtij sezoni do të jetë ndër më
të populluarit në pellgun mesdhetar. Për këtë qëllim po investohet fuqishëm në fushën e infrastrukturës turistike, në sistemin e hotelerisë, të ambjentit e
sidomos në pastërtinë e bregdetit.

Të dy qytetet janë duke u përgatitur edhe për zhvillimin e një koference rajonale mesdhetare për turizmin dhe në këtë aksion ata po tërheqin edhe
biznesin që tashmë është mjaft aktiv dhe i interesuar.

Gjatë vitit të kaluar bregdeti jugor përjetoi një nivel të lartë të frekuentimit nga pushues vendas e të
huaj. Zhvillimi i turizmit është shnderuar tani në degën kryesore të ekonomisë për këtë rajon e për këtë
qëllim po bëhen përgatitjet e duhura në prag të fillimit të sezonit.