1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Seanca e dytë e jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Rainer Sütfeld19 Shkurt 2008

Pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Kosova Rusia kërkoi të hënën një seancë të dytë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit. Disa shtete të këtij forumi të OKB-së janë kundër pavarësisë.

https://p.dw.com/p/D9lA
Pamje nga seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit për KosovënFotografi: AP
Një ditë pas shpalljes së pavarësisë nisi vala e njohjes së Kosovës nga vende të ndryshme, e cila ndonëse me ritme të ngadalta rrjedha e saj është e sigurtë: Belgjika, Franca, SHBA dhe Britania e Madhe deklaruan njohjen e shtetit të ri. "Në Evropë po krijohet një shtet i ri kundër vullnetit të ish-shtetit amë dhe të një fuqije me të drejtë vetoje." Kështu u shpreh sër Xhon Sauers në emër të Britanisë së Madhe. Kolegu i tij nga Uashingtoni, ambasadori i SHBA në OKB Khalilzad, u shpreh edhe më qartë: "Ne e urojmë Kosovën dhe e përshëndesim në familjen e kombeve."
Unabhängigkeit Kosovo Serbiens Außenminister Vuk Jeremic nach dem Treffen des UN Sicherheitsrates
Vuk Jeremic, MPJ i Serbisë duke folur pas seancës së Këshillit të SigurimitFotografi: AP
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ndiqte seancën me mimikë të ngrirë në fund të tryezës në formë uje. Krahas aleates së Serbisë Rusisë hapin e Prishtinës e dënuan edhe Kina, anëare e KS me të drejtë vetoje, si dhe Indonezia, Vietnami dhe Afrika e Jugut. Tadiç ripërsëriti jo-në këmbëngulëse dhe sërish kërkoi anullimin e shpalljes së pavarësisë.
Unabhängigkeit Kosovo Serbiens Präsident Boris Tadic im UN Sicherheitsrat
Presideti serb Boris Tadiç duke folur në seancën e Këshillit të SigurimitFotografi: AP
Ministri i jashtëm serb Jeremiç deklaroi: "Sot ne u bëmë dëshmitarë të një shteti që ndahet për motive etnike dhe që njihet ndërkombëtarisht në kufijtë e tij, pikërisht në godinën e OKB-së kjo u interpretua si një normë e pranueshme. Serbia nuk do ta pranojë dhe do ta luftojë këtë me çdo mënyrë diplomatike, politike dhe në çdo nivel ndërkombëtar." I pakënaqur nga vendimi është jo vetëm presidenti serb Tadiç, por edhe ambasadori i Rusisë në OKB-së, Vitali Çurkin. Moska e konsideron këtë si një konfrontim. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun sinjalizoi, se misioni i BE-së mund të funksionojë mbi bazën e rezolutës ekzistuese për Kosovën: "Unë e marr në konsideratë, që në kontekstin e operacionit të OKB-së të përcaktohet një rol më i fuqishëm i BE-së në Kosovë."