1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sejdiu: Shumë shpejt do të ketë njohje të reja të shtetit të Kosovës

Bekim Shehu30 Shtator 2008

Pas kthimit nga Nju Jorku presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, tha në një konferencë për media se nö takime më shumë liderë botërorë ka marrë premtime se shumë shpejt do të ketë njohje të reja të shtetit të Kosovës.

https://p.dw.com/p/FRYa
Presidenti i Kosovës Fatmir SejdiuFotografi: DW

Në pamundësi për të folur në asamblenë e përgjithshme të OKB-së presidenti Fatmir Sejdiu thotë se gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ka takuar dhjetöra lidërö botërorë dhe u ka argumentuar atyre, se pse duhet ta njohin shtetin e Kosovës. Ai thotë se drejtësia është në anën e Kosovës, mirëpo nuk ishte në gjendje të thotë, nëse gjatë qëndrimit në Nju Jork dhe takimeve më shumë liderö botërore ka arritur t'i bindë ata, që mos ta votojnë nismën e Serbisë, e cila kërkon mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Për Prishtinën zyrtarë sipas presidentit Sejdiu është me rëndësi, që të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën, e kanë kundërshtuar këtë iniciativë të Serbisë.


"Ne nuk kemi arsye të frikësohemi, absolutisht. Çështja e Kosovës është zgjedhur në një proces të rëndësishëm ndërkombëtar. Ne e kemi proklamuar pavarësinë tonë në një akordancë të plotë me bashkësinë ndërkombëtare dhe e drejta është në anën e Kosovës në të gjitha versionet", thotë presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu tha se Serbia me nismën e saj për të nxjerrë rezolutë në Kombet e Bashkuara përmes së cilës do të intepretohej ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës, ka treguar qartë se është një shtet, që nuk e do paqen në ballkan.

"Serbia do të trumbetojë, do të paguajë, do të angazhohet dhe do të trokasë në të gjitha portat e mundshme për të gjetur njerëz për ta mbrojtur krimin e saj në Kosovë", ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu pas kthimit nga Nju Jorku

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, qëndroi në Nju Jork dhjetë ditë së bashku me ministrin e jashtëm Skender Hyseni. Ky i fundit akoma është në Nju Jork, duke lobuar për njohje tek shtetet, që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Cështja e lobimit është futur në agjëndë edhe të qeverisë së Kosovës, e cila është në kërkim të ndonjë agjencie ndërkombëtare, që do të angazhohej për këtë cështje. Për këtë qeveria ka ndarë një shumë prej tre million eurosh.

Bekim Shehu/Prishtine



►◄