1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Kosovën

Bekim Shehu4 Nëntor 2008

Udhëheqësit politikë kosovarë, përsërisin kërkesën për qëndrimin e NATO-os në Kosovë edhe për një kohë të gjatë.

https://p.dw.com/p/FnFD
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop SchefferFotografi: AP


Në Kosovë sot do të qëndojë për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, i shoqëruar edhe nga komiteti ushtarak i NATO-os. Komiteti ushtarak i NATO-s, është përgjegjës t'u rekomandojë autoriteteve politike të NATO-s ato masa, të cilat konsiderohen të jenë të nevojshme për implementimin e vendimeve që i përkasin operacioneve dhe misioneve të NATO-s. Udhëheqësit politikë kosovarë, përsërisin kërkesën për qëndrimin e NATO-os në Kosovë edhe për një kohë të gjatë.

Delegacioni ushtarak i Aleancës Veriatlantike i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-os, Jap de Hop Schefer, gjatë vizitës në Kosovë do të zhvillojë biseda me krerët ushtarakë të KFOR-it dhe udhëheqësit politikë kosovarë. Të gjitha takimet zhvillohen me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Kjo vizitë realizohet në kohën kur administrata e Kombeve të Bashkuara gradualisht po shuan misionin për t'i lënë vendin misionit të ri të BE-së EULEX. Megjithatë, Aleanca Veriatlantike dhe trupat e saj në Kosovë akoma kryejnë misionin në bazë të rezolutës 1244 të KS-it. Një vizitë e ngjashme e komitetit ushtarak të NATO-s u zhvillua në Kosovë në muajin qershor. Ushtarakët e NATO-s thanë se pavarësisht ndryshimeve në çështjen e statusit të Kosovës forcat paqeruajtëse mbeten të përkushtuara për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë në të gjithë territorin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj. Komiteti ushtarak i NATO-os është përgjegjës t'i rekomandojë autoriteteve politike të NATO-s ato masa, të cilat konsiderohen të jenë të nevojshme për implementimin e vendimeve, që i përkasin operacioneve dhe misioneve të NATO-s. Aleanca ka në Kosovë mbi 16 mijë trupa dhe për momentin sipas krerëve ushtarakë të KFOR-it në Kosovë ky numër nuk do të zvogëlohet deri në një vendim tjetër të strukturave politike të aleancës. Udhëheqësit politikë kosovarë, përsërisin kërkesën për qëndrimin e NATO-os në Kosovë edhe për një kohë të gjatë. Në planin e ndërmjetësit Marti Ahtisari mbi bazën e të cilit Kosova shpalli pavarësinë, parashihet shpërbërja e TMK-së edhe krijimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në këtë proces është e përfshirë drejpërdrejt Aleanca Veriatlantike, ku do të trajnojë oficerët e rinj të FSK. Kjo forcë do të ketë 2500 trupa dhe ata vazhdimisht do të jenë nën mbikqyrjen e NATO-os. Forca e Sigurisë së Kosovës do të krijohet nga mesi i vitit të ardhshëm, do të jetë e armatosur lehtë, por nuk do të mbikqyrë kufijtë e Kosovës. Për këtë përgjegjëse vazhdojnë të jenë trupat e KFOR-it.

►◄