1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dritë e gjelbër për migrantët në SHBA

afp, dpa/Mimoza Kelmendi28 Qershor 2013

Një projektligj i ri për emigracionin në SHBA miratohet nga Senati me një shumicë të gjerë votash. Obama e vlërëson si një hap drejt riparimit të sistemit të shkatërruar të emigracionit.

https://p.dw.com/p/18xpN
Fotografi: Reuters

Senati amerikan ka miratuar një reformë gjithëpërfshirëse të ligjit të emigracionit, i cili do t'i tregojë rrugën miliona njerëzve që jetojnë pa dokumente në SHBA se si të pajisen me shtetësinë amerikane.

Senati në Uashington miratoi këtë projektligj që u pranua më parë nga kompromisi mes katër demokratëve dhe katër republikanëve në dhomën e ashtuquajtur “Gang of Eight” me një shumicë të gjerë 68 pro dhe 32 kundër. Ky projektligj do të përmirësojë rregullat ligjore të emigracionit, për herë të parë qysh prej vitit 1986, duke i dhënë mundësi miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht të marrin shtetësinë, rrugë kjo që do të jetë e gjatë dhe jo e lehtë.

Ky vendim në Senat vlerësohet edhe si një sukses nga Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e presidentit Barack Obama, tashmë në mandatin e tij të dytë në këtë post. Presidenti vetë e përshëndeti miratimin e këtij projektligji duke e quajtur “një hap kritik” drejt riparimit të asaj, që ai vetë e quajti një sistem emigracioni të shkatërruar. Ai e e cilësoi miratimin një kompromis, i cili duhet të kalojë për votim edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, me shpresë siç tha Obama, që kjo çështje të marrë fund. Janë rreth 11 milionë njerëz që duhet të paraqiten për regjistrim, të paguajnë taksa, gjoba e të tjera aktivitete të zyrtarizuara. Sipas këtij ligji, bëhet fjalë për një periudhë kohore prej 13 vjetësh deri në marrjen e shtetësisë amerikane.

Masa të shumta në mbrojtje të kufirit

Por ky ligj kërkon që të forcohen masat e kontrollit në kufi. Sipas senatorit republikan Marco Rubio ky projektligj përfshin masa të shumta sigurie në të dy anët e kufirit. Eshtë parashikuar një kufi i rrethuar me gardh në gjatësinë prej 1126 kilometra dhe një shtim i forcave të sigurimit kufitar deri në 20 mijë vetë. Gjithashtu do të merren masa edhe në fushën e teknologjisë moderne të kontrollit kufitar në gjithë territorin e vendit. Pavarësisht kundërshtimeve nga disa republikanë, demokratët këmbëngulin në favoret që do të ketë ky ligj lidhur me emigracionin në SHBA. Sa më pak migrantë të paligjshëm, aq më shumë do të shtohet prodhimi i brendshëm bruto në vend, do të shtohen vende pune dhe të ulet deficiti, deklaroi senatori demokrat Charles Schumer. Tani miratimi i kësaj reforme duhet të ndodhë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve ku pritet një rezistencë e madhe, pasi Dhoma kontrollohet nga republikanët.

Zaun zwischen den USA und Mexico hält Bewegung der Hirsche an
Kufiri SHBA-Meksikë nën masa të forta sigurieFotografi: Creative Commons