1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Separatistët katalonjas duhet të merren në arrest hetimor

2 Nëntor 2017

Nëntë anëtarë të qeverisë rajonale katalonjase të shkarkuar janë paraqitur tek gjyqtari i hetuesisë. Ata janë ndër të parët, që mund të dënohen për rebelimin e tyre.

https://p.dw.com/p/2mvMx
Spanien Madrid Hoher Gerichtshof  Entlassene katalonisches Kabinettsmitglieder Meritxell Borras
Fotografi: Reuters/S. Vera

Prokuroria spanjolle ka udhëzuar arrest hetimor për nëntë anëtarë të qeverisë separatiste rajonale të Katalonjës. Politikanët iu përgjigjën thirrjes për t'u paraqitur tek gjyqtarja e hetuesisë Carmen Lamela në Madrid. Befasuese ishte edhe prania e ish-ministres katalonjase për Marrëdhëniet Institucionale, Meritxell Borràs. Ajo deri së fundi ndodhej bashkë me ish-presidentin rajonal Carles Puigdemont dhe të tjerë ish-ministra rajonalë në Bruksel. Në Madrid deri tani nuk është shfaqur ish-ministri katalonjas Minister Lluís Puig, i cili nuk kishte udhëtuar për në Bruksel.

"Më mirë qendrim në distancë"

Puigdemont dhe bashkëpunonjësit e tij vazhdojnë të qendrojnë në Bruksel. Pritet, që drejtësia spanjolle të lëshojë urdhër europian arresti për këta politikanë. Nëse dikush nuk paraqitet në gjykatë edhe pse është ftuar, është normale, që të lëshohet urdhër arresti, tha presidenti i gjykatës Carlos Lesmes. Urdhër-arrestet europiane kundër Puigdemont dhe katër ministrave të tejrë, që nuk janë paraqitur, duhet të zbatohen prej policëve   belgë. Deri në ekstradim mund të zgjasë pak kohë. Ndoshta madje edhe deri pas zgjedhjeve të përcaktuara për më 21 dhjetor në Katalonjë.

Avokati i Puigdemont-it, Paul Bekaert tha, se klienti i tij nuk është paraqitur tek gjyqtarët, sepse klima nuk është e mirë.  "Eshtë më mirë, që të qendrojë në distancë." Por Puigdemont do të bashkëpunojë me autoritetet spanjolle dhe ato belge.

Belgien Carles Puigdemont in Brüssel
Carles Puigdemont në Bruksel (31.10.2017)Fotografi: Reuters/Y. Herman

Puigdemont në një konferencë shtypi të martën (31.10)tha, se ai do të kthehet në Spanjë, nëse i garantohet trajtim korrekt juridik. Në Belgjikë, tha ai, qendron për arsye "sigurie".

Vetëm njeri ka shans për lirim me kusht

Për ish-zëvendspresidentin rajonal Oriol Junqueras dhe shtatë politikanë të tjerë, që u paraqitën në Gjykatën Penale u kërkua arrest hetimor pa të drejtë lirimi me kusht. Për ish-ministrin e Marrëdhënieve me Sipërmarrjet, Santi Vila, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar pak pas miratimit të vendimit për pavarësinë nga parlamenti katalonjas, pas kërkesës së prokurorisë mund të përcaktohet masa e lirimit me kusht.

Prokuroria i akuzon politikanët katalonjas për rebelim, kryengritje dhe shpërdorim të financave publike. Fjala është për shpalljen e njëanshme të pavarësisë, që miratoi parlamenti katalonjas të premten e kaluar (27.10). Nëse dënohen të akuzuarit i presin burgime afatgjata.

Avokatët e tyre kanë tani kohë deri të enjten e ardhëshme që të paraqesin material të mëtejshëm për çlirimin e tyre nga akuzat.