1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia në prag të krizës qeveritare

Bahri Cani / Deutsche Welle6 Shkurt 2008

Me rizgjedhjen e Tadiqit, Serbia dha me sukses provimin e parë, por tani gjendet para një sprove edhe më të madhe. Varësisht prej nënshkrimit apo jo të Marrëveshjes me BE, në Serbi mund të thellohet kriza qeveritare.

https://p.dw.com/p/D2lk
Poster í fushatës zgjedhore
Poster í fushatës zgjedhoreFotografi: AP

Kryeministri Vojisllav Koshtunica dhe ministri për infrastrukturën, Velimir Iliq janë ndër politikanët e rrallë serbë, të cilët nuk i uruan fitoren kandidatit demokrat, Boris Tadiq. Sjellja e tyre ka befasuar shumë analistë, sepse ata janë në koalicion qeveritar me Partinë Demkratike të Tadiqit.

Kryeministri serb Vojislav Kostunica
Kryeministri serb Vojislav KostunicaFotografi: AP

Mirëpo vetëm në shikim të parë, sepse në Serbi kanë filluar spekulimet edhe për mundësinë e dorëheqjes së Koshtunicës dhe shkatërrimit të koalicionit të tanishëm qeveritar. Ministri Iliq thotë se dita e enjëte do të jetë vendimtare.

Koshtunica dhe Iliq kanë kërkuar prej Tadiqit në prag të balotazhit për zgjedhjet presidenciale që të zotohet se nuk do të nënshkruajë Marrëveshjen politike me BE, në qoftë se ky organizëm vendos për dërgimin e misionit evropian në Kosovë.

Parlamenti serb, shkurt 2007
Parlamenti serb, shkurt 2007Fotografi: AP

Tadiqi, zëvendëskryeministri Bozhidar Gjeliq dhe Partia e tyre Demokratike thonë se të enjten do të nënshkruhet në Bruksel Marrëveshja politike me BE. Ndërsa blloku popullor i Koshtunicës dhe Iliqit pohojnë se kjo nuk do të tolerohet, sepse do të sinjalizonte miratimin e misionit evropian për Kosovën.

Mundësia e Koshtunicës është dalja nga koalicioni me Tadiqit dhe krijimi i qeverisë me radikalët dhe socialistët. Mirëpo analistët pohojnë se zgjidhja më reale do të ishte mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Këtë mundësi menjëherë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, e ka paralajmëruar edhe kandidati radikal, Tomisllav Nikoliq. "Rezultati ynë është bazë për optimizëm të madh, sepse në maj na presin zgjedhjet e reja -e ndoshta edhe më parë", thotë ai.

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic dhe Javier Solana, 28 janar 2008
Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic dhe Javier Solana, 28 janar 2008Fotografi: AP

Nëse palët u mbeten besnike qëndrimeve të tanishme, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare duket të bëhen të domosdoshme, sepse BE ka ndërmarrë edhe hapa konkretë për dërgimin e misionit në Kosovë. Kështu janë hartuar masat juridike, modalitetet dhe koncepti i misionit. Ndërkohë që janë ndarë edhe mjetet financiare. Misioni do të dërgohet në bazë të pikës 10 të Rezolutës 1244 të KS të OKB, sipas së cilët Sekretari i Përgjithshëm i OKB ka të drejtën që të vendosë në Kosovë administratën e përkohshme, e cila do të ndihmonte dhe do të kontrollonte themelimin dhe zhvillimin e istitucioneve demokratike kosovare. Misioni duhet të ketë dritën jeshile edhe prej kreut të OKB dhe ministrave të jashtëm të BE.