1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia ngec në reforma të rëndësishme

DPA/Amarildo Topi19 Gusht 2013

Qeveria e re serbe është vlerësuar pozitivisht nga SHBA dhe BE për ndërmarrjen reformave dhe gatishmërinë për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën. Por lufta kundër korrupsionit dhe dialogu me Kosovën kanë mbetur në vend.

https://p.dw.com/p/19S9l
Serbian Prime Minister Ivica Dacic addresses the media at the end of a meeting, at the European External Action Service( EEAS) office in Brussels, Wednesday, April 3, 2013. EU-mediated talks between the leaders of Serbia and Kosovo have broken up without a deal, the Serbian prime minister said early Wednesday. The talks, which took place in Brussels, were an attempt to resolve one of the most difficult issues dividing the two sides, the status of Serb-dominated northern Kosovo, an EU official said.(AP Photo/Yves Logghe) // Eingestellt von wa
Fotografi: AP

Qeveria e re serbe është në pushtet që prej një viti. Ajo ka marrë mjaft vlerësime pozitive nga Brukseli dhe Uashnigtoni. Lufta kundër korrupsionit dhe reformat në drejtësi do të shpërblehen me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm. Edhe gatishmëria për të zgjidhur konfliktin me Kosovën është duke e shtyrë këtë vend ballkanik drejt Brukselit.

Por reformat e qeverisë së drejtuar nga Ivica Daçiç ngecin kudo. Pakica serbe parashikohet se do të bojkotojë zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë. Kjo është një pikë e rëndësishme e ndërmjetësimit të BE. Në këtë mënyrë kjo pakicë do të izolohet nga shumica shqiptare dhe pothuajse do të kthehet si një shtet me kufijtë e tij dhe do të vetëqeveriset.

Prej muajsh qeveria është përpjekur t'i japë jetë ekonomisë së paralizuar. Bujqësia, edukimi, industria dhe financat nuk kanë një drejtim të qartë. Kompanitë përballen me vështirësi, sepse ekonomia nuk ka qenë asnjë herë kaq e keqorganizuar si në këtë periudhë. Burri i fuqishëm politik i vendit, zëvëndëskryeministri Aleksandar Vuçiç, që prej muajit shkurt ka zbardhur 24 afera korruptive të mëdha, por sërish rezultatet janë të pakta.

Megjithëse Vucic ka zbardhur 24 afera korruptive rezultatet janë të pakta
Megjithëse Vucic ka zbardhur deri tani 24 afera korruptive, rezultatet janë të paktaFotografi: picture-alliance/dpa

Nga ana tjetër në fillim të gushtit një gjykatë përjashtoi nga hetimet ish shefin e bankës «Agrobanka», Dushan Antoniç. Ai duhet të ishte përgjegjës për përvetësimin e 84 milion eurove. Disa ditë më parë u la i lirë edhe serbi më i pasur, Miroslav Miskovic, pasi pagoi një garanci prej 12 milionë eurosh. Shkak për këtë shumë të madhe ishin edhe akzuat si i lidhur me krimin. Procesi kundër tij nisi javën e shkuar, pasi ishte shtyrë për dy muaj, sepse avokatët e tij ishin me pushime. „Skandal“, shkruante gazeta „Informer“.

Vendimi i gjykatës ndaj huliganëve serbë, të cilët në vitin 2009 vranë tifozin francez Brice Taton në Beograd, është shtyrë sërish për shkak të dëshmive të reja. Në një tjetër çështje kundër huliganëvë nacionalistë, të cilët u akuzuan se i vunë flakën një xhamie në kryeqytet në vitin 2004, këta të fundit u shpallën të pafajshëm. „Xhamia i vuri flakën vetes dhe Taton u vetëvra“, ironizonte gazeta më e madhe „Blic“.

Dhe së fundmi Gjykata e Apelit ka nisur gjykimin për çështjen e dy ish agjentëve sekretë, të cilët kishin dijeni për atentatin e vitit 2000 ndaj Vuk Drashkoviçit, liderit të opozitës të asaj kohe. Vendimi i vitit të kaluar për t'i dënuar me 7 vjet njërin dhe 8 tjetrin është pezulluar dhe do të rigjykohet sërish. “Serbia vazhdon të kontrollohet nga shërbimet sekrete”, ishte reagimi i bashkëshortes së Drashkoviçit, Danica.

Udhëheqësi opozitar Vuk Draskovic, 1996
Udhëheqësi opozitar Vuk Draskovic, 1996Fotografi: picture alliance/dpa

Analiza e fundit bëri të shpërthente ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Mladjan Dinkiç. “Kryeministri Ivica Daçiç jeton ende në vitet 90'”, tha ai për revistën e Beogradit NIN. “Atij nuk i intereson modernizimi dhe reformat në Serbi, por vetëm pushteti i bazuar tek fuqia.” Socialistët e drejtuar nga Daçic kanë shfrytëzuar ndërmarrjet shtetërore për interesat e tyre. Rezultati: monopol i energjisë nga Srbijagas, për medikamentet Galenika dhe falimentimi i kompanisë më të madhe të sigurimit “Dunav”.