1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

130411 FB-CL Schalke

Angelina Verbica14 Prill 2011

Skuadra e Shalkes 04 ia doli të futet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Pas fitores 5:2 në Milano futbollistët e Shalkes korrën fitore edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2:1.

https://p.dw.com/p/10tON
FUSSBALL CHAMPIONS LEAGUE SAISON 2010/2010 VIERTELFINALE FC Schalke 04 - Inter Mailand 13.04.2011 RAUL (Schalke) jubelt nach dem 1:0 FOTO: Pressefoto ULMER/Bjoern Hake xxxNOxMODELxRELEASExx
Entusiazmoi publikun, golshënuesi RaulFotografi: picture alliance / Pressefoto Ulmer

I gjithë qyteti i Gelsenkirhenit është kthyer në arenë. Skuadra e Interit të Milanos u eliminua dhe për herë të parë në historinë e klubit futbollistik Shalke ia del të futet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Pas fitores sensacionale 5:2 në Milano, blutë e Shalkes e çuan më tej suksesin në stadiumin e tyre. Me rezultatin 2:1 skuadra e nëntë në renditjen e Bundesligës, Shalke, e mundi Interin, në të vërtetë i parë si një favorit i padiskutueshëm. Trajneri Ralf Rangnick shprehet me gëzim: "Më gëzon shumë që skuadra u shpërblye me këtë dhe jo vetëm që ka ecur përpara, por që fitoi edhe këtë ndeshje kthimi."

Schalke's Raul (C) celebrates the 1:0 with the team during the Champions League quarter final second leg match between FC Schalke 04 and Inter Milan at the Veltins-Arena in Gelsenkirchen, Germany 13 April 2011. Photo: Bernd Thissen dpa/lnw
Gëzim i papërmbajturFotografi: picture alliance / dpa

Sërish ishte skuadra blu, që vendosi piketat: Raul ia doli të shënonte golin e shumëbrohoritur për Shalken, goli i 71-t për Raulin duke zgjeruar edhe distancën e tij me golshënuesit e tjerë në Ligën e Kampionëve. Një sulmues i veçantë, i cili pas bilbilit të gjyqtarit fillimisht u gëzua me grupin e tifozëve duke shijuar brohorimat e tyre. Edhe trajneri e lëvdoi golshënuesin: "E rëndësishme ishte që skuadra luajti në atë mënyrë që Raul të mund t'i nxirrte në pah aftësitë e tij dhe kjo ndodhi. Ajo që më imponon Rauli është se ai e sheh veten si një pjesë të skuadrës dhe luan edhe në këtë mënyrë, kjo duket në çdo pjesë të lojës."

Höwedes nxjerr përfundimisht jashtë ligës italianët

05.04.2011, Fussball Champions-League, Viertelfinale, Inter Mailand - FC Schalke 04, im Stadion Guiseppe Meazza in Mailand (Italien). LaOla der Schalker Spieler. v.l. Edu , Mathias Schober , Torwart Manuel Neuer, Nicolas Plestan und Julian Draxler (alle, Schalke).
Lojtarët para publikut mirënjohësFotografi: picture-alliance/M.i.S.-Sportp

Thiago Motta përkohësisht ia doli të krijonte balancimin me golin e tij, por Benedikt Höwedes me golin e tij dhjetë minuta para fundit të lojës i nxori përfundimisht jashtë Ligës italianët. Në gjysmëfinale Shalken e pret Mançester Junajtedi, i cili ia mbylli dyert skuadrës së Çelsit.

ManU një kundërshtar interesant

Një përballje e vështirë mendon trajneri Rangnick: "Në këtë moment duket se ne nuk kemi kurrfarë shansi, por edhe në këto ndeshje ekziston mundësia, po qe se çdo gjë shkon optimalisht, që të shkojmë deri në finale. Këtë shans do ta kërkojmë, kur të vijë momenti i lojës. Por tani duhet të arrijmë rezultate të mira edhe brenda Bundesligës, sepse me çdo rezultat të mirë, që arrijmë, rritet mundësia për kualifikim në finalen e Ligës së Kampionëve."

Përveç Shalkes luftojnë edhe Barcelona dhe Real Madridi për futjen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Autor: Olivia Fritz/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica