1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit

Arapi, Lindita29 Nëntor 2007

Debati i përgjithshëm në Bundestag dhe konferenca për Lindjen e Mesme janë temat kryesore të shtypit gjerman

https://p.dw.com/p/CUKD
Abaz, Bush dhe Olmert në AnapolisFotografi: AP

Gazeta "Kieler Nachrichten" mbi debatin e përgjithshëm në Bundestag vëren: "Çdo ditë që i zgjat jetën konjukturës në përmirësim kthehet në konjukturë për Merkelin Rritja ekonomike ngre moralin dhe gjendja e mirë ndihmon qeveritarët. Megjithatë Merkel i futet një basti të rrezikshëm, po qe se i vë të gjitha shpresat vetëm në një pikë dhe harron të qeverisë. Sidoqoftë nuk kundërshtohej kjo përshtypje nga deklarata e saj qeveritare. Re të errëta janë mbledhur ndërkohë përreth konjukturës: përqindja e inflacionit është rritur dhe kap shifrën 3 përqind, euroja mjaft e fortë dëmton eksportet. Këta faktorë nuk duhet të sjellin rënien. Sepse po qe se ndodh kështu, kjo do të ishtë njëkohësisht edhe rënia e Merkelit.


Edhe gazeta "Handelsblatt" e Dyseldorfit komenton debatin e përgjithshëm në Bundestag për buxhetin e vitit të ardhshëm duke vënë theksin në vazhdimin e punës së koalicionit dhe jo në debatet për të shkuarën.

"Nuk të çudit që qeveria në gjysmën e parë të legjislaturës feston me shumë dëshirë sukseset e veta. Me koalicionin e madh para dy vitesh filloi edhe përmirësimi i gjendjes ekonomike. Por opozita dhe qeveria do të bënin mirë të mos shpenzonin kohën me vlerësimin e politikës së djeshme, por të sqarojnë se çdo të bëjnë në dy vitet e mbetura. Kancelarja duhet të kujdeset që të vazhdojë kjo konjukturë dhe të hapen më shumë vende pune. Ky është një qëllim i rëndësishëm. Me zgjatjen e planifikuar të marrjes së asistencës së shkallës së I në rast papunësie dhe planet për pagën minimale, koaliconi i madh vepron në mënyrë kontrproduktive. Për sa kohë që konjuktura është e qëndrueshme kjo nuk bie në sy. Por e tatëpjeta do të vijë me siguri."


Ndërsa komenti i "Thüringer Allgemeine" e vë theksin tek dhënia fund e borxheve: "Të dy koalicionistët i hedhin sytë me zili njëri-tjetrit. Për fitoret e përbashkëta veçse nuk mund të ngrejë asnjëri pretendimin. Rasti unik, pra prurjet 50 miliardëshe shtesë në buxhet duhet të përdoren për t'i dhënë fund futjes së vazhdueshme në borxhe ne buxhetin shtetëror.(...) Por qeveria nuk menond të mbyllë rubinetin e shpenzimeve të fundit. Kështuqë për shkak të mungesës së fuqisë blerëse konjuktura e brendshme do të bllokohet sërish, para së të merrte frymë ashtu si duhet."

Ndërrojmë temë: "Berliner Morgenpost" komenton konferencën për Lindjen e Mesme

"Anapolis është e shtëna e parë për ndarjen e qendrës së moderuar arabe nga ekstremistët rreth Teheranit. Lindja e mesme dhe ajo e afërt në botëkuptimin e Bushit janë të pandara. Izraeli duhet të zhvillojë me Palestinën bisedime bilaterale, perspektiva e të cilave do të ngrejë në këmbë të gjithë botën sunite-islamike nga Sudani, Siria deri në Pakistan. NDërkohë Bushi po rrit presionin ndaj Teheranit shiit. Flota ushtarake amerikane po mbledh gjithnjë e më shumë rezerva karburanti dhe së shpejti do të jetë e gatshme për aksione të kufizuara së bashku me një trupë luftarake që pritet të mbërrijë."

Ndërsa "Wetzlauer Zeitung" thekson se shans për Abazin do të përbënte edhe përmirësimi i kushteve të jetesës së palestinezëve: "Pikërisht këtu qëndron shansi: Po qe se përmirësohen kushtet e jetesës së palestinezëve në Jordanin perëndimor shpejt dhe ndjeshëm, do të rritet edhe hapësira e veprimit për presidentin e moderuar palestinez, Mahmud Abaz, në bërjen e lëshimeve ndaj izraelitëve. Po qe se shpresa e re "made in USA" nuk do të mbërrijë tek njerëzit në Lindjen e Mesme, atëherë gjendja do të mbetet ashtu siç është - shpërthyese. Dhe paqja ekspres nuk do të funksiononte.