1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shansi i fundit i Erdoganit

Bahaeddin Güngör7 Qershor 2013

Kryeministri i Turqisë Erdogan më në fund duhet të hyjë në dialog me lëvizjen e protestës dhe të shfrytëzojë rastin për t'u distancuar nga politika e tij e gabuar e kursit të ashpër, komenton Bahaeddin Güngör

https://p.dw.com/p/18lOQ
)
Fotografi: Reuters

Para se të nisej për udhëtimin disa ditor për në Marok e Tunizi Recep Tayyip Erdogan i kritikoi ashpër opozitarët duke e përjashtuar mundësinë të lëshojë pe. Madje kryeministri i kërcënoi kundërshtarët e tij duke thënë, se me mundim të madh ai po e pengon gjysmën e popullsisë turke që të mos dalë të protestojë në rrugë - duke nënkuptuar me këtë kuotën prej gati 50% të votave, që i garantoi shumicën absolute partisë së tij fetare "Partia për Drejtësi dhe Zhvillim" (AKP) në palament.

Pikërisht në këtë aspekt e fokusoi përpjekjen e tij presidenti Abdullah Gyl për ta qetësuar gjendjen: Demokracia nuk përbëhet vetëm nga sukseset elektorale tha Gyl - dhe pas një bisede me të edhe zëvendësi i Erdoganit Bylent Arinc, deklaroi, se aksioni i nxituar i policisë kundër mbrojtësve të mjedisit javën e kaluar në Stamboll ishte arsyeja për përshkallëzimin e situatës.

Bahaeddin Güngör, drejtues i redaksisë turke në DW
Bahaeddin Güngör, drejtues i redaksisë turke në DWFotografi: DW

Erdogan duhet të heqë dorë nga fodullëku

Njëkohësisht Arinc u kërkoi ndjesë demonstrusve paqësorë, të cilët fillimisht me protestën e tyre synonin vetëm shpëtimin e një parku të vogël në sheshin qendror të Stambollit "Taksim" nga një projekt ambicioz ndërtimi, por jo të domosdoshëm. Të kërkuarit ndjesë opozitarët e prisnin nga vet Erdogani - por ky nga fodullëku i tij nuk qe i gatshëm ta bëjë këtë.

Ndoshta tani me kthimin e Erdoganit nga Afrika e Veriut kjo do të ndryshojë. Nata në të gdhirë të ditës së enjte është e shenjtë për botën islame - për besimtarët gjatë kësaj nate dikur profeti i tyre Mohamed u ngjit tek Zoti dhe u kthye me mesazhin e tij të paqes në Tokë. Suret e përhapura në kuran dhe detyrimi për t'u lutur ishin këtej e tutje të lidhura me dhimbsurinë e Zotit, i cili përveç kryengritjes ndaj tij si krijues ishte i gatshëm t'i falë të gjitha mëkatet.

Ndërsa Erdogani nuk është krijues, as profet dhe as nuk ka kryer ndonjë ngjitje në qiell, por ai vetëm ka bërë një udhëtim jashtë vendit. Megjithatë ai duhet ta shfrytëzojë besimin e thellë të myslimanëve dhe të përpiqet tani të bëjë një kthesë nga kursi i tij i papërkulshmërisë kundrejt atyre që mendojnë ndryshe, kundër mediave jo komode dhe kundër kritikëve të tij në shoqërinë turke. Presidenti Gyl dhe zëvendësi i tij Arinc ia kanë hapur atij rrugën për këtë. Eshtë shansi i fundit i Erdoganit për një kthesë nga politika e tij e kursit të ashpër.

Ata që janë përgjegjës të nxirren para drejtësisë

Fronti i opozitës duhet të reagojë paqësisht. Ndonëse ende do të vazhdojë të ketë kaotikë, që provokojnë konfrontimet me policinë, nuk duhet që me të tilla trazira të bëhen përgjithësime duke identifikuar me to të gjithë kundërshtarët e paqtë dhe kritikët e Erdoganit. Edhe policia turke duhet kërkojë ndjesë për veprimet e saj që nuk janë në përputhje me normat e shtetit ligjor - e në rast nevoje të reformojë personelin e mënyrën e organizimit të saj. Rëndësi të veçantë në këtë drejtim fiton nxjerrja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për brutalitetin kundër pjesëmarrësve në protestat në mbarë vendin. Madje Erdogan nuk duhet të stepet as nga shkarkimi i ministrit të Brendshëm.

Nëse nuk vepron në këtë frymë, Erdogani rrezikon kredibilitetin e vet si një mysliman besimtar. Pasi krerët e tjerë të shtetit si presidenti dhe zëvendëskryeministri kanë hedhur hapin për një kthesë pozitive, një Erdogan që vazhdon të jetë kryeneç tek e fundit duke vepruar kundër urdhëresës së paqes të profetit Mohamed - që asokohe shpalli dhe predikoi dhimbshurinë e Zotit në kuran, librin e shenjtë të myslimanëve.