1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime për zhvillimet në Egjipt

dpa, afp, rtr/Mimoza Kelmendi4 Korrik 2013

Pas rrëzimit të presidentit egjiptian Mursi, Obama nga Uashingtoni, Ashton nga Brukseli dhe Westerwelle nga Berlini i bëjnë thirrje ushtrisë që sa më shpejt ti kthejnë pushtetin një qeverije të re demokratike.

https://p.dw.com/p/191t0
Fotografi: Reuters

Presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me heqjen e presidentit egjiptian Mohamed Mursi si dhe për shfuqizimin e Kushtetutës nga ushtria. Ai ka udhëzuar qeverinë e tij që të marrë në konsideratë pasojat nga këto zhvillime duke dhënë ndihmën e duhur dhe në vazhdim të SHBA-së për shtetin egjiptian, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Obama i bëri thirrje ushtrisë egjiptiane që „sa më shpejt që të jetë e mundur“ t'i kthejë pushtetin e plotë një qeverie të zgjedhur në mënyrë demkratike. Kjo kërkon një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

"Arrestimet arbitrare ndaj Mursit dhe mbështetësve të tij, duhet të shmangen", tha Obama. Për më tepër, ushtria egjiptiane duhet të mbrojë të drejtat e të gjithë egjiptianëve, pavarësisht nëse ata i takojnë shumicës apo pakicës. Zërat e të gjithëve që kanë demonstruar paqësisht duhet të dëgjohen“, theksoi Obama. Duke përfshirë si ata që mbështetën zhvillimet e sotme, edhe ata që kanë mbështetur presidentin Mursi. "SHBA do të bashkëpunojë edhe më tej me popullin egjiptian, në mënyrë që tranzicioni për demokraci të jetë i suksesshëm“, tha presidenti amerikan.

Barack Obma Rede an Universität in Kapstadt
Barack ObamaFotografi: DW/L. Schadomsky

Trazirat në Egjipt shkaktuan pesë viktima

Shefja e diplomacisë europiane, Catherine Ashton i kërkoi të gjitha palëve që t'u kthehen sa më shpejt një procesi demokratik për të mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare: të lira, të ndershme dhe demokratike. Ajo ndoqi me vemendje zhvillimet në Egjipt dhe tensionet e krijuara në popull lidhur me kërkesat e tyre për ndryshime politike në vend, bëri të ditur Ashton.Përmes një komunikate për shtyp, ministri i Jashtëm gjerman ka reaguar për rrëzimin e presidentit të Egjiptit Mohamed Mursi nga ushtria. „Kjo është një goditje e rëndë për demokracinë në Egjipt. „Duhet sa më shpejt të jetë e mundur që në Egjipt të kthehet rendi kushtetues. Fakti që forcat ushtarake kanë shfuqizuar kushtetutën dhe kanë rrëzuar presidentin e vendit, mua më shqetëson thellësisht“, shprehet ministri i Jashtëm Westerwelle. Një fakt i tillë nuk është zgjidhje e qëndrueshme për problemet e mëdha që ka vendi. Ky është një rrezik serioz që dëmton tranzicionin demokratik në Egjipt dhe kjo do të kishte pasoja të mëdha edhe më tej për vendin dhe për gjithë rajonin. Për këtë asrye kërkoj nga të gjithë të përgjegjshmit në Egjipt që së bashku të arrijnë një zgjidhje vetëm përmes një dialogu dhe kompromisi politik", theksoi Westerwelle.

Treffen der Syrien-Kontaktgruppe Westerwelle
Guido WesterwelleFotografi: picture-alliance/dpa
Catherine Ashton EU Kommissarin
Catherine AshtonFotografi: MacInnes Photography /Department of the Taoiseach via Getty Images

Gjatë protestave për heqjen e presidentit egjiptian Mohammed Mursi kanë humbur jetën të paktën pesë vetë. Në qytetin verior egjiptian Marsa Matruh, sipas të dhënave të guvernatorit, kanë vdekur katër ithtarë të islamistëve të rrëzuar. Në qytetin port Aleksandria ka vdekur poashtu një person. Në kyreqytetin, Kajro nuk ka pasur shumë trazira të dhunshme. Por ndërkohë bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara urdhëruan evakuimin e personelit të ambasadës së tyre në Kajro, duke lënë aty vetëm një përfaqsi të vogël. Ministria e Jashtme amerikane këshilloi qytetarët e saj që të anulojnë përkohësisht udhëtimet e tyre për në Egjipt.