1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për luftimin e terrorizmit dhe krimeve

Peter Stützle12 Mars 2008

Gjermania dhe SHBA duan të shkëmbejnë më shumë informacione në luftën kundër terrorizmit dhe kriminalitetit ndërkombëtar.

https://p.dw.com/p/DMm6
Marrje e shenjave të gishtave
Marrje e shenjave të gishtave në GjermaniFotografi: AP

Mes SHBA dhe Gjermanisë në të ardhmen do të jetë i mundur shkëmbimi më i lehtë i informacioneve, për luftimin e terrorizmit dhe kriminalitetit ndërkombëtar. Marrëveshje të tilla janë nënshkruar në vitin 2005 me shtate shtete të tjera evropiane. Megjithatë, për shkak të përvojave të kaluara me aktivitetet ilegale të CIA-s amerikane, ministri i brendshëm Wolfgang Scheuble tha se edhe në marrëveshjen e re ka dalë domodoshmëria e ruajtjes së të dhënave përsonale. "Dua t'ju kujtoj se me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes është marrë parasysh edhe ruajtja e të dhënave përsonale", thotë ai.

Ministri i punëve të brendshme, Wolfgang Schäuble
Ministri i punëve të brendshme, Wolfgang SchäubleFotografi: picture-alliance/ dpa

Ndërsa ministrja e drejtësisë Brigitte Zypris, theksoi se rregullat për ndihmën juridike nuk janë prekur fare. Sipas marrëveshjes më të re, SHBA mund të kontrollojnë nëse në Gjermani janë futur në memorje gjurmët e gishtërinjëve për përsona të caktuar. "Pra mund të shtrohet pyetja nëse ne kemi të dhëna për përsonat e kërkuar, dhe më pas mund të fillojë procedura e rregullt ligjore, ku do të respektohen të gjitha normat", thotë ajo.

Kontroll në aeroport
Kontroll në aeroportFotografi: AP

Aktualisht nuk bëhet fjalë për të ashtuquajturat gjurmë gjenetike të gishtërinjëve, sepse nuk është krijuar baza ligjore për këto të dhëna. Minstri amerikan i brendshëm, Machael Chertoff tha se këto të dhëna nuk ekzistojnë në Amerikë, sepse Amerika ende në këtë fushë nuk i ka arritur standardet evropiane. "Ne jemi duke luftuar kundër një armiku të ndërlidhur ndërkombëtar. Prandaj edhe ne duhet të krijojmë lidhje ndërkombëtare", pohon ministri amerikan.

Ministrja gjermane e drejtësisë, Brigitte Zypries
Ministrja gjermane e drejtësisë, Brigitte ZypriesFotografi: AP

Marrëveshja mundëson partnerët që të paralajmërojnë për persona të dyshuar për lidhje me rrjetet terroriste apo për krime të rënda. Ekspertët gjermanë paralajmërojnë se marrëveshja është në interesin e luftimit të këtyre dukurive, por ajo që duhet patur kujdes është ruajtja e të dhënave përsonale. Kjo çështje do të debatohet edhe në këshillimet parlamentare, para se ai të miratohet në Bundestag.









Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë