1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA i japin Turqisë informacione të shërbimeve të tyre sekrete

15 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CE0t

SHBA sipas të dhënave të palës turke kanë filluar t'i vënë në dispozicion Turqisë informacione të shërbimeve të tyre sekrete mbi bazat kurde në veri të Irakut. Ministri i jashtëm turk Ali Babaken tha se veçanërisht e rëndësishme është që informacionet të jepen në kohë reale që të kenë kështu vlerë. Qeveria e SHBA po vë kështu në jetë premtimin që presidenti Bush i bëri kryeministrit turk Erdoan pak ditë më parë për livrimin e të dhënave të tilla.