1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA kërkojnë nga Pakistani ashpërsimin e luftës kundër terrorizmit

19 Korrik 2010

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Afganistani "hapa shtesë" për zbrapsjen e grupeve radikale islamiste.

https://p.dw.com/p/OOjy
Sekretarja amerikane e shtetit Clinton me kryeministrin pakistanez, Yusaf Raza GillaniFotografi: Abdul Sabooh

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, filloi bisedimet me udhëheqjen pakistaneze me një premtim ndihmash prej 7,5 miliardë dollarësh. Me këto mjete do të mbështeten projekte, të cilat do të përmirësojnë furnizimin me ujë të pijshëm, me energji elektrike dhe gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

"Ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar një partneritet me Pakistanin, që sigurisht forcon sigurinë dhe mbron popullin e Pakistanit, por që shkon përtej suazave të sigurisë. Ne duam t' ju ndihmojmë, që të keni rritje ekonomike dhe përparim, si dhe duam forcimin e institucioneve demokratike qeverisëse...", tha Clinton.

Njëkohësisht ajo kërkoi nga Pakistani përpjekje më të mëdha në luftë kundër terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin "hapa shtesë" për zbrapsjen e grupeve radikale islamiste, tha ajo gjatë bisedimeve me kryeministrin Jussuf Raza Gilani dhe presidentin Asif Ali Zardari në Islamabad. Clinton theksoi se të gjitha grupet janë të lidhura njëri me tjetrin dhe Pakistani nuk duhet t'i dallojë ato në vlerësimet e tij. Gjatë vizitës së saj të fundit në tetor të vitit 2009 Sekretarja amerikane e Shtetit pati shkaktuar bujë të madhe, pasi kishte akuzuar përfaqësuesit e qeverisë në Islamabad se e dinë, ku fshihen drejtuesit e Al Kaidës. Në praninë të Clinton-it Pakistani dhe Afganistani nënshkruan një marrëveshje parimore, e cila zbut kufizimet e deritanishme tregtare ndërmjet dy vendeve.

Autor: dpa/Esat Ahmeti

Redaktoi. Angjelina Verbica