1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA përballë Koresë së Veriut me shkurtime në buxhetin e mbrojtjes

Spencer Kimball/Amarildo Topi5 Prill 2013

Në kohën e rritjes së tensionit në Gadishullin Korean, SHBA përgatitet për shkurtime në buxhetin për mbrojtjen. Kreu i këtij sektori i bëri thirrje Pentagonit t'i përballojë sfidat fiskale dhe ato të sigurisë kombëtare.

https://p.dw.com/p/18AUV
Fotografi: REUTERS

Në fjalimin e tij të parë rreth situatës së tensionuar Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Chuck Hagel paralajmëroi se kërcënimet në rritje të Koresë së Veriut janë një "rrezik real dhe i qartë" për interesat amerikane. Ndërkohë ai, i ka bërë thirrje Pentagonit t'i përballojë propozimet e Uashingtonit për shkurtime të fondeve në sektorin e mbrojtejs. "Ne i marrim seriozisht këto kërcënime dhe duhet ta bëjmë një gjë të tillë. Ne jemi duke bërë gjithëçka, duke punuar me Kinën dhe të tjerët për të qetësuar situatën në gadishullin Korean", tha Hagel gjatë bisedës me studentë të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington ditën e mërkurë (03.04.2013).

Paralajmërimi i Sekretarit të Mbrjojtes erdhi pasi Pheniani bllokoi hyrjen e punëtorëve nga Koreja e Jugut në kompleksin industrial të Kaesong-ut ditën e mërkurë. Kompleksi është një nga pikat e pakta të kontaktit mes Phenianit dhe Seoulit. Më vonë Pheniani e përshkallëzoi edhe më shumë retorikën duke deklaruar se ka autorizuar sulmet nukleare ndaj SHBA-së. Tensionet janë përshkallëzuar në gGadishullin Korean, kur Veriu lëshoi një raketë në hapësirë dhjetorin e vitit 2012 dhe testoi bombën e tretë bërthamore në muajin shkurt, çka çoi edhe në sanksionet e ashpra të Kombeve të Bashkuara.

Në teori një retorikë e tillë është politike, një taktikë që kërkon të fshehë problemet ekonomike të Koresë së Veriut duke e paraqitur si një fuqi ushtarake kërcënuese", thotë për DW Anthony Cordesman, ekspert i mbrojtjes pranë Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike. "Por vështirësia që ne kemi historikisht me një retorikë të tillë është se mund të ndodhin incidente që nuk mund të parashikohen dhe diçka që mund të nisë si një sulm i kufizuar ushtarak mund të përshkallëzohet në një konflikt serioz ushtarak", thotë Cordesman.

Nordkorea Kim Jong-un Pyongyang
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-unFotografi: Reuters

'Ata kanë kapacitet nuklear'

Edhe pse raketat e Koresë së Veriut nuk mund të arrijnë në SHBA, ato mund të kërcënojnë pjesën veri-lindore të Azisë, një rajon me rëndësi kritike për ekonominë botërore. Sekretari i Mbrojtjes Hagel e tha qartë se Pheniani ka mundësi zhvilluese të armëve. "Ata kanë kapacitet nuklear dhe një sistem raketahedhës", tha Hagel gjatë fjalimit të tij në Uashingotn. Javën e kaluar SHBA-ja nisi drejt Koresë së Jugut avionët B-52 dhe B-2, që mund të mbajnë armë bërthamore, gjithashtu edhe dy shaktërrues.

"Kjo ishte një formë direkte për ta siguruar Korenë e Jugut dhe për të bërë që Koreja e Veriut të tërhiqet", thotë për DW Barry Pavel, ekspert mbrojtjeje pranë Këshillit Atlantik. Të mërkurën Pentagoni deklaroi vendosjen e sistemit mbrojtës nga raketat balistike në zonën e saj të Guamit në Paqësor. Ushtritë e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë kryer gjithashtu stërvitje të përbashkëta dhe sipas planifikimeve do të përfundojnë në fund të muajit prill.

USA senden Nimitz-class USS George Washington Flugzeugträger nach Südkorea Flash-Galerie
Aeroplanmbajtëse amerikane në detin e Koresë së JugutFotografi: AP

Impakti i shkurtimeve tek mbrojtja

Në një kohë që tensionet janë në rritje, Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së është duke u përballur me shkurtimet në buxhet. Nga 1 trilion dollarë shkurtime të buxhtetit në 10 vitet e ardhshme, 500 miliardë janë vetëm nga sektori i mbrojtjes. Sivjet Pentagoni përballet me një shkurtim pre 41 miliard dollarësh. "Ne duhet ta përballojmë këtë situatë", tha Hagel, i cili shtoi se shkurtime do të ketë në blerjen e armëve, shkurtim personeli dhe në projekte të ndryshme.

Por sipas ekspertit të mbrojtjes Cordesman, pavarësisht se efektet e para të shkurtimeve do të ndihen në vitin 2014, ato nuk do ta ulin forcën ushtarake të SHBA-së. "Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për shkurtime të buxhetit. Jemi duke folur për një shtet që ka shpenzimet me të mëdha ushtarake në botë dhe programet e rëndësishme nuk do të preken nga shkurtimet."