1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA përshendesin veprimet izraelite ndaj palestinezëve

20 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CJX5


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshendetur lëshimet izraelite ndaj palestinezëve një javë para zhvillimit të konferencës së planifikuar për Lindjen e Afërt në SHBA. "Lirimi i 441 të burgosurve pelestinezë si dhe ndalimi i ndërtimit te vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, janë pozitive", tha zedhënësi i ministrisë së jashtëme amerikane, Sean McCormack në Uashington. Javën e ardhëshme në Annanpolis të SHBA-ve do të zhvillojë punimet Konferenca për Lindjen e Mesme, qëllimi i së cilës është zhvillimi i bisedimeve paqësore mes Izraelit dhe palestinezëve, bisedime të cilët janë acaruar prej shtatë vjetësh.